Babai i këshilltarit të ministrit transportoi serbët në Koshare – Fakte të tmerrshme për lidhjet e tij me kriminelë lufte

Babai i këshilltarit të ministrit transportoi serbët në Koshare – Fakte të tmerrshme për lidhjet e tij me kriminelë lufte

Goran Vasileviq, babai i Daniel Vasileviq, është një serb i Kosovës i fotografuar në shoqëri me Nebojsha Pavkoviq, Komandantin e Zonës së tretë të ish-ushtrisë jugosllave. Serbë të lidhur me figura problematike kanë depërtuar thellë në Qeverinë e Kosovës. Paparaci, ka siguruar dëshmi për veprime dekonstruktive kundër shtetit të Kosovës të një familjari të këshilltarit […]

Serbë të lidhur me figura problematike kanë depërtuar thellë në Qeverinë e Kosovës.

Paparaci, ka siguruar dëshmi për veprime dekonstruktive kundër shtetit të Kosovës të një familjari të këshilltarit të ministrit Nenad Rashiq.

Goran Vasileviq, babai i Daniel Vasileviq, është një serb i Kosovës i fotografuar në shoqëri me Nebojsha Pavkoviq, Komandantin e Zonës së tretë të ish-ushtrisë jugosllave.

Daniel Vasileviq, djali i Goranit, është zyrtar në Qeverinë e Kosovës. Ai është emëruar këshilltar për protokoll i ministrit Rashiq më 13 janar të këtij viti, kanë konfirmuar për Paparacin nga Zyra për Media e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.

“Në bazë të kërkesës tuaj ju informojmë se: z. Daniel Vasiljevic është emëruar këshilltar për protokoll i ministrit të MKK-së nga data 13.01.2023 dhe vazhdon edhe më tutje në këtë pozitë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.

Daniel Vasileviq është qytetar serb i Kosovës. Ngjashëm edhe babai i tij, Gorani. Por, i ati dyshohet për aktivitete të paligjshme kundër shtetit të Kosovës.

Një fotografi të cilën e ka siguruar Paparaci, e shfaq Goran Vasileviqin në shoqërinë e Nebojsha Pavkoviqit, ish-komandatit të ushtrisë serbe, të dyshuar për krime lufte. Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e kishte dënuar Pavkoviqin me 22 vjet burgim për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në fotografi shihet edhe Dragan Vasiljeviq, alias kapetan Dragan.  Ai ishte komandant i operacioneve gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercevoginë.

Goran Vasileviq, i pari nga e majta dhe Nebojsha Pavkoviq, i pari nga ana e djathtë. Në mes është edhe Dragan Vasiljeviq, alias Kapetan Dragan, komandant i operacioneve gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Goran Vasileviq, i pari nga e majta dhe Nebojsha Pavkoviq, i pari nga ana e djathtë

Paparaci, po ashtu ka marrë vesh dhe ka siguruar dëshmi për implikimin e Vasileviqit në angazhime për një projekt film të financuar nga shteti serb kundër Kosovës.

Bëhet fjalë për një film propagandues, të financuar nga Ministria e Kulturës së Serbisë, për Betejën e Kosharës. Në këtë film, Ushtria Çlirimtare e Kosovës portretizohet si “terroriste”.

Sipas informatave dhe dëshmive me fotografi që ka siguruar Paparaci, Goran Vasileviq, i kishte bartur ekipin xhirues të filmit për në Koshare. Atje kishte realizuar një fotografi para bazës ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Goran Vasileviq në Koshare

Nenad Rashiq është emëruar ministër për Kthim dhe Komunitete më 1 dhjetor të vitit të kaluar, pas largimit të Listës Serbe nga institucionet.

Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë. /Paparaci.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?