Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë flet për raportet Kurti-Rama: S’ka hatërmbetje

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë flet për raportet Kurti-Rama: S’ka hatërmbetje

Mosmarrëveshjet mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama duket se janë sheshuar së fundmi. Kjo u pa më së mirë gjatë pjesëmarrjes së dy liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, ku Kurti dhe Rama u panë krah njëri tjetrit në në darkën e punës të shtruar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob. Ambasadori […]

Mosmarrëveshjet mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama duket se janë sheshuar së fundmi. Kjo u pa më së mirë gjatë pjesëmarrjes së dy liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, ku Kurti dhe Rama u panë krah njëri tjetrit në në darkën e punës të shtruar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi deklaroi në një intervvistë për Euronews Albania se midis dy liderëve nuk ka hatërmbetje dhe mosmarrëveshjet momentale janë kaluar tashmë.

Minxhozi tha se kryemninistri Kurti do të jetë në samitin që pritet të mbahet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Midis Kurtit dhe Ramës nuk ka hatërmbetje, por janë disa gjëra momentale që janë kapërcyer shumë mirë midis dy liderve.

Pjesëmarrja në një Samit të përbashkët tregon se mes tyre gjërat janë kaluar. Prej kohësh ne e dimë se kush do merrte pjesë në Samit. Edhe në samitin që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor, prapësëprapë Kurti do të vi aty për të shkëmbyer mendime”, tha Minxhozi.

Gjithashtu ai tregoi dhe disa nga përpjekjet që janë bërë për të bërë të mundur që ky takim të zhvillohet më herët.

“Ne jemi përpjekur që ky takim të realizohet, kaq nuk mund të them më shumë. Por ju e keni parë se ky takim nuk është mundur të realizohet më parë. Kjo pastaj nuk do të thotë se nuk ka pas më vazhdimësi takimesh apo shkëmbime mesazh. Pjesëtarë të kabinetit shqiptar kanë qenë në Kosovë dhe ministra të Kosovës kanë qenë në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Mund t’iu përmend takimin e ministrave të Brendshëm në Morinë”, tha Minxhozi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?