A kishte arsye për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Kosovë?

A kishte arsye për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Kosovë?

Ndonëse afati për regjistrimin e popullsisë ishte i paraparë të fillojë nga shtatori, për shkak të kohës së shkurtër për përgatitjet e nevojshme, ky afat është shtyrë për dy muaj më vonë. Kështu ka bërë të ditur zëvendës-kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha. Në një intervistë, Berisha derisa ka treguar arsyet e […]

Në një intervistë, Berisha derisa ka treguar arsyet e vendimit të fundit të qeverisë për shtyrjen së këtij afati, thotë se shkak i kësaj ishin procedurat e tejzgjatura të prokurimit publik.

Ai ka theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar nga nëntori me regjistrimin e popullsisë, përfshirë edhe krijimi i komisioneve komunale në shumicën e komunave, përveç atyre veriore, për të cilën shtoi se presin nga kryetarët e komunave të fillojnë me këto përgatitje, që ata të bëjnë propozimet për anëtarë të komisioneve.

Berisha tha se një pjesë e madhe e buxhetit të regjistrimit gjatë vitit 2011, ishte siguruar nga donatorët dhe kishte pasur nevojë për angazhim të organizatës UNPOS, porse kësaj radhe nuk u mundësua kjo marrëveshje e ngjashme.

Ai tha se regjistrimi do fillojë nga 1 nëntor me kohëzgjatje prej një muaj e gjysmë, deri më 15 dhjetor të këtij viti.

“Përgatitjet tona kanë filluar në tetor të vitit të kaluar, mirëpo duke e parë një kohë mjaft të shkurt, pra kur është marrë vendimi, në fund të shtatorit të vitit kaluar që regjistrimi të fillojë më 1 shtator të vitit 2023, ne kemi filluar me të gjitha aktivitetet, ku një pjese e tyre janë kryer. Mirëpo, duke pa procedurat e prokurimit publik që janë të tejzgjatura për shkak të kontratave që kanë vlerat mbi 500 mijë, e që konsiderohen vlera të mëdha, atëherë ne propozuam që këto procedura të zhvillohen me një marrëveshje mirëkuptimi përmes ONOPS, ashtu siç ka qenë praktikë edhe në 2011. Mirëpo, ne harxhuam disa muaj për të arritur një marrëveshje, dhe në muajin maj, morëm informatë që kjo nuk është e mundur. Pastaj, pas një përgatitje sa më të mirë, në muajin qershor, kërkuam nga kryeministri që të na jep kohë për dy muaj për një regjistrim sa më të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës…Nga 1 shtator, tani më 1 nëntor të këtij viti, kohëzgjatje për përgatitje për dy muaj, ndërsa për terren do të mbetet njëjtë nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor të këtij viti”, deklaron Berisha.

Berisha derisa tregon përgatitjet që janë bërë për regjistrimin e popullsisë, inkuadrojnë të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë.

Duke folur për mënyrën e regjistrimit në pjesën veriore, Berisha pret nga kryetarët aktual t’i bëjnë propozimet për anëtarë të komisioneve. Ai shton se regjistrimi i popullsisë nuk do të mbetet peng nëse bëhet thirrje qëllimisht për bojkot.

“Ne i kemi krijuar komisionet komunale me kohë të regjistrimit të popullsisë në fund të shkurtit, përjashtim katër komunat veriore që nuk kanë krijuar, është bërë thirrje tash pasi kanë kryetarët aktual, që ata të bëjnë propozimet për anëtar të komisioneve, dhe së shpejti edhe Komisioni Qendror do të marr vendime edhe për krijimin e këtyre komisioneve komunale në katër komunat veriore…04:50 Ne kemi një qasje optimiste dhe shpresojmë se nuk do të ketë trazira, ne do e bëjmë të pamundshme që të inkurajomë qytetaret, të gjitha komunitetet që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë… Nuk do të mbetemi peng e regjistrimit të popullsisë në Kosovë nëse bëhet qëllimisht ndonjë thirrje për bojkot”, thotë mes tjerash Berisha.

Ai thotë se për regjistrimin e popullsisë kanë pasur kontakte edhe me komunitet të ndryshme.

“Ne me masat tona, me mundësitë tona kemi bërë shpalljen për interes të organizatave joqeveritare, të cilat tetë prej dhjetë organizatave kemi ndarë një fond prej 120 mijë euro, ku tetë prej tyre do jenë prej komuniteteve, gjitha këto janë të përfshira edhe komuniteti serb që të bëjnë sensibilizimin që të jetë një përfshirje sa më e madhe në regjistrimin e popullsisë… Dhe humbësit më të mëdhenj janë vet ata që nuk i përgjigjen, për arsyeje se në mungesë të këtyre treguesve nuk do të kenë qasje apo nuk do të përfitojnë nga fondet e Qeverisë së Kosovës për përmirësim të jetës së tyre”, thotë Berisha.

Madje, për t’i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, Berisha thotë se këtë vit i kanë reduktuar edhe pushimet.

“Me fillim të korrikut, ne i kemi reduktuar pushimet. Për ndonjë zyrtar që nuk është edhe aq i angazhuar në regjistrimin e popullsisë e kemi kufizuar në pesë ditë punë, ndërsa menaxheret duke përfshirë edhe nga unë, nuk kemi pushim. Kemi heq dorë nga pushimi këtë vit, vetëm të realizojmë një regjistrim më të suksesshëm”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?