Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Mijëra kilometra jemi larg nga formimi i Asociacionit

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Mijëra kilometra jemi larg nga formimi i Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë”, kur u pyet se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë, në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakun, transmeton agjencia serbe e lajmeve, Beta. Presidenti serb u […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë”, kur u pyet se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë, në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakun, transmeton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Presidenti serb u takua me Lajçakun një ditë më parë, më 30 gusht.

“Mund të ishim ulur dhjetë orë. Kam frikë se do të ishte e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës”, tha ai.
Vuçiq theksoi se këto gjëra “nuk i thotë rastësisht”, sepse tha se dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është që t’i “dëbojë” serbët nga atje.

“…Mos ta përmendi sa mijëra kilometra jemi larg nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prishtinës nuk i shkon mendja që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.

Lajçak ka njoftuar në profilin e tij në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter, se më 30 gusht kishte diskutuar me Vuçiqin për “takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara gjatë dialogut”.

Ky takim u zhvillua pasi Lajçaku më 28 gusht njoftoi se kishte një “takim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili planifikohet të mbahet në shtator.

Më 30 gusht, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen e tij drejtuar Kosovës dhe Serbisë për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më 3 qershor, BE-ja njoftoi se pret që Kosova dhe Serbia të sillen me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, një zgjidhje që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe që hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të arritur më 27 shkurt.

BE-ja më pas deklaroi se kjo zgjidhje përfshin fillimin e punës për formimin e Acoacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa apo parakushte të mëtejshme, si dhe se autoritetet e Kosovës duhet t’i shpallin zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vuçiq dhe Kurti u takuan për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë. Gjatë atij raundi të dialogut të Brukselit u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe u prezantua drafti i parë i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të dy kishin qenë në Bruksel edhe më 22 qershor, në mes të një krize në veri të Kosovës, por atëherë nuk kishin zhvilluar takim të përbashkët.

Përshkallëzimi i fundit në veri të Kosovës filloi më 26 maj, kur kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe, shqiptarë etnikë të zgjedhur në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, hynë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?