Xhavit Haliti: E konfirmoj me jetë që në “Rogner”nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Xhavit Haliti: E konfirmoj me jetë që në “Rogner”nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish-udhëheqës i luftës së UÇK-së, Xhavit Haliti ka thënë se “e konfirmon me jetë” që në “Rogner” nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit Qëndror deri në përfundimin e luftës. Ai për “Blic”, duke folur mbi deklaratat e Rmaush Haradinajt, tha se aty janë mbajtur tri konferenca për media, derisa […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish-udhëheqës i luftës së UÇK-së, Xhavit Haliti ka thënë se “e konfirmon me jetë” që në “Rogner” nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit Qëndror deri në përfundimin e luftës.

Ai për “Blic”, duke folur mbi deklaratat e Rmaush Haradinajt, tha se aty janë mbajtur tri konferenca për media, derisa anëtarët e ushtarët e Shtabit Qëndror, kanë fjetur në banesa private.

“E konfirmoj me jetë që në “Rogner” nuk ka fjetur asnjë anëtar i Shtabit Qendror as i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, gjatë gjithë kohës së luftës deri në përfundim të saj. Në “Rogner” janë mbajtur tri konferenca për shtyp, të cilat i ka mbajt Jakup Krasniqi. Në Rogner ka fjetur Ahmet Krasniqi, ndërsa anëtarët, ushtarët e Shtabit Qendror dhe të Përgjithshëm kanë fjetur në banesa private.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, Rogneri është kthyer sërish në diskutimet për pjesën e luftës në Kosovë. Kësaj radhe këtë herë debatin e ndezi kryetari i AAK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë turistë në luftë. Sipas tij, Thaçi ka qëndruar në Rogner.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?.” – ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?