Vuçiq: Kurti po do ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

Vuçiq: Kurti po do ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se është dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n, por që sipas tij, ajo rrugë duhet shmangur. Në një paraqitje në TV Prva, transmeton Nezavisne, Vuçiq e ka akuzuar Kurtin se po gënjen kur po thotë se Kosova […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se është dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n, por që sipas tij, ajo rrugë duhet shmangur.

Në një paraqitje në TV Prva, transmeton Nezavisne, Vuçiq e ka akuzuar Kurtin se po gënjen kur po thotë se Kosova po armatoset për shkak të bazave serbe afër kufirit me Kosovën.

“Aty bazat tona kanë ekzistuar që nga konflikti me NATO-n, tani janë edhe më pak. Ai po kërkon arsye të mjaftueshme për marrëzitë që thotë, për ta tërhequr Serbinë në konflikt me NATO-n. Kjo është dëshira e tyre politike dhe ne duhet ta shmangim atë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se shpreson se Serbia do ta ruajë paqen, “se ne do të bëjmë më të mirën dhe për këtë ka, biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”. Vuçiqi beson se duhet të bëhet më shumë përpjekje nga pala serbe dhe theksoi se nuk ka asgjë më të vlefshme se paqja.

Sipas Vuçiqit, kur disa njerëz reagojnë emocionalisht dhe thonë se duhet “gjithsesi t’i japim fund”, kjo do të thotë se këta njerëz, siç thotë presidenti serb, nuk i kuptojnë pasojat.

“Është një zgjedhje më e mirë të mos lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. Ne po bëjmë përpjekje të madhe, po heshtim për mizoritë që vijnë nga Prishtina, po reagojmë butësisht, jo sepse është shenjë e dobësisë sonë, por e përgjegjësisë. Do të shohim nëse do të kemi sukses në këtë”, ka thënë Vuçiq. /Koha

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?