Vuçiç inaguron kilometrat e para të “Autostradës së Paqes”, Nish-Durrës

Vuçiç inaguron kilometrat e para të “Autostradës së Paqes”, Nish-Durrës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të Autostradës së Paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës. “Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të Autostradës së Paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd.

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai.

Siç theksoi ai, rruga duhet të jetë “rrugë e paqes, stabilitetit dhe pajtimit dhe për këtë ka marrë emrin Autostrada e Paqes”.

“Seksioni prej 5,5 kilometrash që hapëm sot është segmenti i parë i një projekti shumë më të madh që do të lidhë Nishin dhe qytetet e tjera në këtë pjesë të Serbisë me detin Adriatik përmes Durrësit”,

Vlera e gjithë projektit pritet të jetë rreth 650 milionë euro. Kostoja e seksionit Nish-Ploçnik prej 33 kilometrash, e vlerësuar në 255 milionë euro, financohet me një grant nga Bashkimi Evropian (BE) me vlerë mbi 40 milionë euro.

Kontrata për këtë pjesë të parë të autostradës u nënshkrua në shtator 2021 gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Mbi 180 milionë euro janë siguruar me kredi të favorshme nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga buxheti i qeverisë serbe.

“Autostrada e Paqes” është një nga projektet kryesore në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Autostrada e Paqes” ishte edhe pjese e marrveshjes mes Serbise dhe Kosoves nenshkruar ne shtepine e bardhe ne 2020 dhe per ndertimin e se ciles krahas BE do te ndihmoni dhe SHBA Pjesa qe lidh piken kufitare mes kosoves dhe Serbise, Merdare deri ne prisahtine me gjatesi 27 km  Sipas Qeverisë së Kosovës, ka nje kosto prej rreth 240 milionë euro

“Lajm i madh! Me inaugurimin e pjesës së parë të seksionit Nish-Merdare të Autostradës së Paqes, ne lidhim njerëzit dhe biznesin në jug të Serbisë. Ky është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. BE po investon dhe më shumë do të investojë” shkroi në një postim në Twitter Komisioneri Varhely.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?