Vetëvendosjes në Podujevë i mungojnë votat, rrezikohet funksionimi i Kuvendit

Prishja e koalicionit mes PDK-së e Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës mund të rrezikojë që asambleja komunale të shkojë në zgjedhje. Testi i parë për pushtetin, do të jetë në muajin shtator, kur pritet të dalë në votim një prej çështjeve më të rëndësishme, për kalimin e të cilit nuk i kanë votat e mjaftueshme […]
Punët duket se i kishin mjaftë mirë, por një mesazh nga qendra ndryshoi edhe rrjedhën e bashkëqeverisjes ndërmjet Vetëvendosjes e PDK në Podujevë.
Nënkryetari i PDK-së, në Podujevë, Burim Januzi thotë deri në momentin kur kanë marr njoftimin nga qendra se duhet të largohen nga koalicioni, bashkëpunimin e kishin mjaftë të mirë.
“Bashkëpunimi ka qenë shumë mirë në kemi pasur dy drejtori këtu por pas prishjes është dashur që të largohen”, ka thënë Januzi.
Pa PDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë vështirësi për të bërë shumicën dhe për të marrë vendime.
“Është përgjegjësi e partisë në pushtet që të vendos se si do ti bëjë numrat pasi ata I kanë edhe kater numra brenda asamblesë. Nëse ata nuk i sigurojnë numrat atëherë asambleja komunale duhet të shkojë në zgjedhje”.
Shemsi Jashari, monitorues i punës së Kuvendit Komunal, tregon se cilat do të jenë vështirësitë e para për pushtetin në këtë komunë.
“Sfida e parë që e pret këtë legjislaturë është miratimi i buxhetit pasi duhet të kryhet në shtatorë por ajo që kemi parë deri tash është një marrëveshje më asambleist vet pa parti për të arritur miratimin e tij dhe mos të ketë ngerq, mbetet mu pa se si do të gjejë zgjidhjen pushteti”.
Prishjen e koalicionit në Podujevë, erdhi si shkak i vendimi të dalë nga këshilli Drejtues i PDK-së, për shkëputje të raporteve me qeverinë dhe partinë në pushtet, shkaku i situatës në vend.
Muaj më parë, konkretisht në fund të muajit maj, ka marrë fund bashkëpunimi i Vetëvendosjes e PDK-së, edhe në Komunën e Gjilanit.












