Vdes një person i pranuar si viktimë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, bashkëshortja e tij e zëvendëson në proces

Ka vdekur një viktimë e pretenduar e krimeve të luftës, që ishte pranuar si e tillë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykimin në Hagë. Kjo është bërë e ditur me një parashtrim nga trupi gjykues. Në vendimim e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, theksohet se bashkëshortja e viktimës […]
Në vendimim e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, theksohet se bashkëshortja e viktimës është pranuar të jetë pjesë e procedurave të mëtejshme që do të zhvillohen në Hagë.
“Në mbështetje të këtij interpretimi është neni 22(3) i ligjit, i cili parashikon se viktimat kanë të drejtën e njoftimit, njohjes dhe dëmshpërblimit. Siç është vënë në dukje nga gjyqtari i procedurës paraprake, e drejta e njohjes kërkon që të njihet dëmi i pësuar nga viktima. Për të garantuar efektivitetin e kësaj të drejte, të afërmit e viktimave të vdekura ose individë të lidhur ngushtë mund të marrin pjesë në vend të tyre nëse plotësohen parametrat specifikë”, thuhet më tutje në vendim.
“Avokati i viktimave ka dorëzuar certifikatën e vdekjes V131/06 si dhe certifikatën e martesës së V131/06 dhe bashkëshortit të saj, [I REDAKTUAR].11 Çdo dokument ka indikacione të natyrës zyrtare bazuar në letrën e tyre, paraqitjen dhe vulat zyrtare të pranishme në dokumente. Prandaj, Paneli është i kënaqur me autenticitetin dhe besueshmërinë e dokumentacionit të dorëzuar. Rrjedhimisht, Paneli konstaton se parashtresat e avokatit të viktimave plotësojnë kërkesat e nevojshme të përshkruara në paragrafin 7 për bashkëshortin e V131/06, [REDAKTUAR], që të rifillojë veprimin në emër të V131/06”, thuhet në vendim.












