“Thaçi e Remi ishin turistë në luftë”, Hisen Berisha i përgjigjet gjerë e gjatë Haradinajt

“Thaçi e Remi ishin turistë në luftë”, Hisen Berisha i përgjigjet gjerë e gjatë Haradinajt

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në një emsion televiziv ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-komandanti Rrustem Mustafa, kanë qenë  turist në luftë. Deklaratë kjo e cila u pasua nga shumë kritika. Lidhur me këtë temë Periskopi ka kontaktuar deputetin e PDK-së Hisen Berisha. Berisha tha se deklaratën e Haradinajt e konsideron […]

Berisha tha se deklaratën e Haradinajt e konsideron si naive dhe se vjen nga logjika e niveleve që nuk e njohin fushën e organizimit dhe funkisonimit ushtarak dhe se duke u bazuar te kjo logjikë këta po mundohen t’i trajtojnë si turist njerëzit që kanë qenë në pozita drejtuese të luftës dhe organizuese.

“Tani në jetën e përditshme njerëzit ndahen në tre kategori bazuar në punët dhe funksionet që i kryejnë janë ata që bëjnë argatin bëjnë punën e ku kemi hyrë edhe ne luftetarët bashkë, pastaj janë ata që të japin mjetet e punës me siguri mërgata jonë dhe organizimi i tyre për ta mbështetur luftën dhe Shqipëria dhe partnerët tjerë dhe janë ata që drejtojnë por hynë në kategori që e përbëjnë atë që quhet truri drejtues i luftës  ku përfshihen edhe nyjet institucionale të presidentit Rugova por edhe drejtorit politike të UÇK-së dhe ish-drejtorit Thaçi apo kryeministri apo presidentit Thaçi. Pra logjika e niveleve naive dmth që nuk e njohin fushën e organizimit dhe funkisonimit ushtarak, ose kanë prit edhe ka ndodh që të shohin dikën edhe në rangun e një drejtuesi edhe një oficeri të lartë po flas në profilin  jo funksional por profesional i ngritur ta shohin në rresht atje si ushtarin dhe ta trajtojnë si ushtarin, mirëpo parimisht kjo nuk mund të ndodh. Tani në emër të kësaj logjike këta po mundohen t’i trajtojnë si turist e ku ta di njerëzit që kanë qenë në pozita drejtuese të luftës dhe organizuese. Kjo është një logjikë naive, do të thotë që nuk e njohin funksionimin. Sepse përndryshe si do të ishte organizuar lufta pa qenë dikush pas vijave të frontit që e mbështetë edhe organizimin politik edhe shërbimet logjistike edhe policinë e të tjera tjera.” tha Berisha për Periskopin.

Sipas Berishës me këtë logjikë naïve duke i deklaruar ata jo relevant për periudhën e luftës po mendojnë se po i ndihmojnë në procesin e Hagës. Por që faktikisht Gjykata Speciale nuk është krijuar rastësisht dhe se sipas tij për të ndodhur kjo përveç Serbisë e raporteve të Dick Martyt,  kanë punuar edhe njerëz brenda Kosovës për interesat e tyre elektorale.

“…Unë mendoj se ajo deklaratë është e ngutshme ndoshta edhe emocionale, ose unë po mendoj një logjikë naive sikur po mendojnë këta se duke i deklaruar ata jo relevant për periudhën e luftës po i ndihmojnë në procesin e Hagës. Haga nuk është një diçka që ka ndodhur rastësisht, kanë punuar shumë shërbimi i Beogradit e rus e besa në kontekst për efekte elektorale edhe dikush nga brenda këtu që me ekzistu Haga.  Mirëpo ju e dini që është ndërtu për shkak të raportit të Dick Martyt dhe pretendimeve të tij. Më mirë do të ishte tash me u qasë me ligjet që po miratohen në kuvend dhe dëmi që po i shkaktohet luftës në përgjithësi p.sh siç u kalu në ditën e skandalit që ndodhi në Kuvend dhe rrethanat që ishte krejtësisht jashtë rregullores të funksionimit të Kuvendit… Që u miratua ligji për periudhën e hetimit të krimeve të luftës pa e defiunuar njëherë se kush ka kryer krimet  dhe nën dy që do të thotë e gjeneralizon edhe UÇK-në e të tjera. Dhe duke e futur si periudhë të hetimeve të krimeve të luftës edhe atë nga dita kur konsiderohet çlirim që është dita 10, 11 qershori kur hyn NATO. E deri ne 30 dhjetorin e vitit 2000, që faktikisht periudha 19 shtator ku definitivisht demobilizohet UÇK-ja. Po prej 10 qershorit e tutje s’ka më palë ndërmjetësuese…” tha ai.

Tutje Berisha u shpreh se Haradinajn do të duhej ta shqetësonin projektligjet e miratuara në Kuvend për hetim të Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë nga kjo qeveri, pa e definuar se kush ka kryer krime duke u munduar që edhe ato të ia faturojnë luftës dhe se çdo spekulim i tillë çdo formë e adresimit të fyerjeve e dëmton luftën e UÇK-së.

“Konfilket e kryera në këtë periudhë nuk mund të konsiderohen të periudhës së luftës, sepse në atë periudhë ka administruar UNMIK dhe KFOR-i. Dhe të gjitha ato vrasje që janë kryer atëherë e që po tentohen me ia faturu luftës me ligjin që e miratuan këta në kuvend, janë përgjegjësi e UNMIK-ut dhe e KFOR-it që strikt kanë kontrolluar gjithçka në Kosovë, deri në ditën e shpalljes së pavarësisë gjithçka në Kosovë, i kanë mbajt të rezervuara këto sektore. Prandaj aty duhet kërkuar përgjegjësia, e jo t’i faturohen luftës. Faturimi i krimeve civile në periudhën e luftës e ka qëllimin e zbritjes së luftës për liri  në konflikt civil pretendim të shumë ndërkombëtarëve Doris Pack ka qenë zëdhënësja më e madhe e asaj se në Kosovë ka pasur konflikt civil. Nëse ka pasë konflikt civil, atëherë ato janë vrsaje civile dhe janë prishje e rendit kushtetues dhe juridik në Jugosllavi. Dhe i japin të drejtë Serbisë sot që çështjen e Pavarësisë së Kosovës ta rikthjë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ta shqyrtoj nëse duhet të jetë e pavarur. Prandaj këto veprime duhet ta shqetësojnë zotrin Haradinaj mua dhe gjithë të tjerëve në spektirn politik dhe të shoqërisë civile se kjo Qeveri definitivisht po mundohet ta rrënoj, zhbëjë shtetin e Kosovës, ta rrënoj juridikisht dhe kushtetutshmërisht pavarësinë e Kosovës. E jo të spekulohet tash, kush çfarë kontributi ka bërë në luftë sepse lufta është një histori e shkuar të cilën do ta trajtojnë historianë dhe secili duhet ta gjej vendin e vet në histori sepse secili e ka krijuar atë bagazhin e vet. Çdo spekulim i tillë çdo formë e tillë e adresimit të fyerjeve apo e fjalëve politikuese ndaj njëri tjetrit veç e dëmton luftën dhe e dëmton vlerën më sublime të kombit tonë që është lufta dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.” ka thënë Berisha për Periskopin. 

Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin Republika në Tëvë 1 ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohë. Haradinaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK./Periskopi 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?