Tahiri për kufizimin e punës së mediave në Kuvend: Vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës”

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit që Kuvendi ka ndërmarrë duke ua kufizuar punën mediave. Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se partia e tij e kundërshton një vendim të tillë, teksa e quan vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” . “Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht […]
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se partia e tij e kundërshton një vendim të tillë, teksa e quan vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” .
“Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, shkroi ai mes tjerash.
Shkrimi i plotë:
Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm.












