Tahiri i PDK-së: Do të marrim pjesë në votim vetëm atëherë kur të votohet shpërbërja e Kuvendit

Tahiri i PDK-së: Do të marrim pjesë në votim vetëm atëherë kur të votohet shpërbërja e Kuvendit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero, shkruan Reporteri.net. Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko […]

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero, shkruan Reporteri.net.

Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin dhe Milan Radojiçiqin.

“Ne si grup kërkuam qe ditën e premte kur do të mbahet seancë e rregullt pikë e parë të kemi diskutim mbi ato që kemi dëgjuar diteve të fundit, nga Kusari-Lila me Slavko Simiqin dhe të kemi një sqarim se deri ku shkon angazhimi i një personi që ndiqet nga drejtësia në Republikën e Kosovës, e i njëjti është në listën e zezë të ShBA-së. Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca, dhe nuk pat kouurum për vendimarrje në kuadër të kësaj mbledhje të Kryesisë”, tha ai.

“Në kërkesën tonë për thirrjen e një debati sa i përket implikimit të Radojiçiqit në politikën dhe vendimarrjen e Kosovës, nuk kaloj, dhe neve na mbetet qe ditën e premte kur të mbahet seancë ta fusim si pikë të vecantë të rendit te ditës”.

Shefi i GP të PDK-së tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, deri tek ai për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pasi siç tha Tahiri rrugëdalje tjetër nuk ka.

“Ne e kemi bërë të qartë se kjo do të zgjatë derisa ta ftojmë një seancë për shpërbërjen e Kuvendit. Rrugëdalje tjetër ska. PDK në gjendjen në të cilën ekziston ne vend, degradimin e skajshëm në secilën fushë. Kurrë në vendin tonë nuk kemi pas shifra me alarmante nga Kosova, mbi 60% e qytetarëve janë të gatshme të lëshojne vendin”.

“Do te marrim pjesë në votim atëherë kur të votohet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Kjo mazhorancë nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme”.

Deputeti i PDK-së tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, pasi Kosovës i duhet një qeveri e re dhe kredibile që trajton problemet ditore të qytetarëve.

“Njerëzit që e kane vendos vendin nën sanksione, nuk munden me heq vendin prej sanksioneve. Sa më shpejt vendi të shkoj në zgjedhje, ta formojë një qeveri të re e kredibile, e cila trajton problemet ditore të qytetarëve”, tha Tahiri para gazetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?