“S’ka diktaturë”-Dy deputetet e PDK’së heqin shiritin që ishte vendosur te pjesa e mediave në Kuvend

Dy deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, janë ngjtur te hapësira e mediave në Kuvendin e Kosovës dhe kanë larguar prej aty shiritin që ishte vendosur nga administrate. Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e […]
Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.
Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën.
“S’ka diktaturë”, tha Ganimete Musliu.













