“S’i di hollësitë”, “S’kam informacione”: Si u përgjigj Kurti në pyetjet për lirimin e serbëve dhe për hetimet e pesë ministrave të tij

“S’i di hollësitë”, “S’kam informacione”: Si u përgjigj Kurti në pyetjet për lirimin e serbëve dhe për hetimet e pesë ministrave të tij

Kryeministri Albin Kurti, sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, u paraqit para gazetarëve në një konferencë për media. Aty, ai u pyet situtën në veri, veçanërisht për deklaratën e zëvendësit të tij, Besnik Bislimi i cili ditë më parë tha se Kosova s’do të shpallë zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i […]

Aty, ai u pyet situtën në veri, veçanërisht për deklaratën e zëvendësit të tij, Besnik Bislimi i cili ditë më parë tha se Kosova s’do të shpallë zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i heq masat ndaj Kosovës.

Për këtë deklaratë, Kurti tha se nuk bëhet fjalë për kushtëzime “por për rendin logjik të gjerave”.

“Masat që janë marrë ndaj nesh, që janë quajtur edhe të përkohshme edhe të kthyeshme, natyrisht presim që të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo duhet të ndodh paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime por bëhet fjalë për rendin logjik të gjerave, që duhet të ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë, që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, tha Kurti gjatë konferencës.

Tutje, kryeministri Kurti komentoi edhe lirimin e serbëve të dyshuar për sulmin në veri ndaj KFOR-it dhe gazetarëve.

Ai tha se nuk ka detaje se si është marrë një vendim i tillë, por që publikisht ka deklaruar se nuk është i kënaqur me punën e prokurorisë.

“Sa i përket lirimin të të pandehurve që janë mbajtur në paraburgim dhe disa janë liruar në arrest shtëpiak, unë nuk e kam parasysh hollësitë e lëndëve të veçanta dhe as detajet se qysh është marrë një vendim i tillë. Natyrisht ju e dini se në përgjithësi se me prokurorinë nuk jam i kënaqur. Besoj që kanë treguar një lloje pasiviteti konstant”, u shpreh Kurti.

Një tjetër çështje për të cilën u pyet Kurti ishte edhe raportimi i disa mediave se pesë ministra të tij dhe një zëvendësministër janë duke u hetuar nga Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.

Edhe për këtë çështje, Kurti u shpreh shkurt se nuk ka informacione.

“Nuk jam i informuar për këto hetime që po thuhet se po bëhen nga Task Forca”, ka thënë shkurt kryeministri Kurti.

Se a janë të vërteta këto raportime për hetime të ministrave të tij dhe nëse ka ndonjë marrëveshje për lirimin e serbëve të akuzuar për sulme në veri, mbetet të shihet ditëve në vijim./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?