Remi del pro vendimit të Qeverisë për Klan Kosovën: Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias

Remi del pro vendimit të Qeverisë për Klan Kosovën: Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i ka dalë në mbrojtje Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili dy ditë më parë ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për rikthimin e licencës së operimit. Mustafa thotë se secili ka […]

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i ka dalë në mbrojtje Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili dy ditë më parë ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për rikthimin e licencës së operimit.

Mustafa thotë se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias ta mohosh shtetin e Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi” nuk është e drejtë.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundërshtim me rendin kushtetues “duhet të ndalen”.

Postimi i plotë i tij:

Në Republikën e Kosovës po vendoset rend,na duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”. Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë.

Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake news’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?