Reagon ambasadori gjerman: Të ndalet menjëherë intimidimi që po u bëhet policëve nga komunitetet

Në media është raportuar se ndaj pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve është zhvilluar një fushatë linçimi e frikësimi. Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se frikësimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve është shqetësues dhe […]
Në media është raportuar se ndaj pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve është zhvilluar një fushatë linçimi e frikësimi.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka thënë se frikësimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve është shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë.
“Plotësisht dakord. Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet boshnjake, rome, serbe dhe turke të Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde, duke u pajtuar me qëndrimin e shefit të EULEX-it.
Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, ka shkruar se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.












