Reagojnë naftëtarët, do të bëjnë ankesë në MINT pas vendimit për çmimet

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pas takimit të jashtëzakonshëm lidhur me caktimin e çmimit të naftës, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. “Në këtë takim pas diskutimeve me vendim unanim u vendos që të ushtrohet ankesë në këtë vendim pranë MINT, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e këtij […]

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pas takimit të jashtëzakonshëm lidhur me caktimin e çmimit të naftës, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Në këtë takim pas diskutimeve me vendim unanim u vendos që të ushtrohet ankesë në këtë vendim pranë MINT, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e këtij vendimi dhe të kërkohet interpretim ligjor lidhur me ligjshmërinë e këtyre lloj vendimesh”, thuhet në komunikatën e naftëtarëve.

Sipas vendimit të ministrisë, marzha maksimale e fitimit për shitjen me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq për shitjen me pakicë është 12 centë për litër.

“Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, ka shkruar MINT, dje në rrjetet sociale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?