Raporti i DASh’it, Tahiri: Konfirmim që Kosova ka humbur 2 vjet, asnjë sukses në zhvillim ekonomik

Raporti i DASh’it, Tahiri: Konfirmim që Kosova ka humbur 2 vjet, asnjë sukses në zhvillim ekonomik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka komentuar Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023. Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ballafaqimi me shumë kriza të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, raporti […]

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ballafaqimi me shumë kriza të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, raporti i DASh-it nuk u trajtua me seriozitet nga ana jonë.

“Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë:

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023, konfirmon atë që ne vazhdimisht e kemi evidentuar, që kjo Qeveri i ka humbur dy vite, pa asnjë sukses në fushën e zhvillimit ekonomik. Më specifikisht, theksohet se investimet e huaja direkte mbetën të kufizuara dhe se remitencat janë shtytësi kryesorë i zhvillimit ekonomik.

Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie!

Problemet strukturore si ndërhyrjet politike në gjyqësi, sektori i paqëndrushëm ekonomik, apo ekonomia informale janë thekset kryesore që paralajmërohen në hyrje të raportit. Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që në këtë raport, të gjendet ndonjë referencë për ndonjë arritje domethënëse në ndonjë sektor të caktuar. Pa vizion, pa njohuri, pa kapacitete, pa potencial për diversifikim të burimeve dhe investimeve, kjo Qeveri menaxhon në ekonomi, me logjikën e shpërndarjes së buxhetit dhe fryrjes së procedurave dhe burokracisë. Si në secilën fushë, kjo Qeveri i ktheu premtimet në mashtrim qeverisës kolosal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?