Ramadani alarmon: KFOR-i mund të marrë kontrollin politik të veriut, UNMIK-u mund ta bëj emërimin e kryetarëve

Ramadani alarmon: KFOR-i mund të marrë kontrollin politik të veriut, UNMIK-u mund ta bëj emërimin e kryetarëve

Burim Ramadani ka folur për situatën në veri të vendit, për sfidat dhe qasjen për zgjidhjen të tyre atje. Ramadani tha se që prej 5 nëntorit të viti të kaluar e sidomos pas ngjarjeve të 26 majit, lidershipi i Kosovës ka obligim institucional e qytetar të rrisë transparencën për atë që po ndodhë në veri […]

Burim Ramadani ka folur për situatën në veri të vendit, për sfidat dhe qasjen për zgjidhjen të tyre atje.

Ramadani tha se që prej 5 nëntorit të viti të kaluar e sidomos pas ngjarjeve të 26 majit, lidershipi i Kosovës ka obligim institucional e qytetar të rrisë transparencën për atë që po ndodhë në veri të vendit, ku, sipas tij, gjendja që po mbretëron atje ka arritur në një situatë të bllokimit, që, siç u shpreh ai, nuk duhet të jetë qëllim në vetvete.

“Në kuptimin e veprimeve strategjike mund të jetë në një fazë shumë të shkurtër për një përfitim të caktuar për të përfituar në një epilog në kuptimin e sigurisë dhe politik”, deklaroi Ramadani, në “InfoPlus”, në RTK.

Ndërkaq për situatën e tanishme në veri të vendit, Ramadani e vlerëson si të qetë, por, që, shtoi ai, megjithatë vazhdon të jetë ende e bllokuar, që nënkupton se zgjidhjet për të cilat është diskutuar, nuk ofrojnë një skicim të qartë të zgjidhjes së situatës, duke përfshirë edhe komunitetin atje dhe që trupat e KFOR-it janë ende shesheve atje.

E lidhur me detyrat e KFOR-it, Ramadani sqaroi se ato janë që ta mbrojë Kosovën nga ndërhyrja ushtarake e Serbisë dhe serbët e Kosovës nga ndërhyrja jo e drejtë e institucioneve të Kosovës, teksa shtoi se vendosja e trupave të KFOR-it në sheshe të qyteteve në veri të vendit merren nëse qeveria e kërkon KFOR-it të asistojë në raste kur Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e plota në kryerjen e detyrave të caktuara, ose mënyra tjetër është kur KFOR- vendos pa pyetur institucionet e Kosovës trupat e saj dhe institucionet vendor të sigurisë, sikundër tha ai, i vë në rendin e dytë.

“Ndaj është tepër me rëndësi që lidershipi i Kosovës të sqarojë se çfarë ka ndodhur, nëse KFOR-i e ka zhvendosur Policinë e Kosovës në bazë të rezolutës 1244, apo me kërkesën e Qeverisë. Kjo duhet zbardhur”, tha Ramadani, derisa shtoi se nëse KFOR-i është vendosur në bazë të rezolutës 1244, atëherë, sipas tij, ka të bëjë më zhvendosjen e sovranitetit të vendit.

Tutje, Ramadani  shprehu shqetësimin nëse KFOR-i mund të marrë kontrollin politik, kur, pastaj, emërimin e kryetarëve të komunave veriore e bën UNMIK-u.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?