Qeveria lë pa klimatizim Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje ku dhe kanë përpiluar një letër të cilën ia kanë drejtuar institucioneve qeveritare qendrore, përfshi kryministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrit të Financave Hekuran Murati. Ata kanë thënë se në Pallatin e Drejtësisë kanë probleme me […]
Ata kanë thënë se në Pallatin e Drejtësisë kanë probleme me klimatizimin dhe higjienën.
Sipas tyre ngritja e temeperaturave ka bërë që të u pamundësohet puna brenda këtij institucioni.
Në këtë letër thuhet se për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesën për higjienën.
Megjithatë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.
“Ndërsa, me datë 19 korrik 2023, Këshilli Gjyqësor është informuar se kontrata tjetër e MAPB për “mirëmbajtjen teknike” ka skaduar ( që përfshinë edhe klimatizimin) dhe si pasojë menjëherë të nesërmen temperaturat në hapësirat në Pallat kanë arritur në nivel prej 35 gradë celsius, që është e papërballueshme dhe e dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe të palëve në procedurë. Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave”.
Letra e plotë:














