Publikohet dokumenti i falsifikuar që dikush e dërgonte në emër të Policisë

Policia e Kosovës përsëri ka njoftuar për punën se dikush falsifikonte e-maila, vula, e po thirret në emër të Policisë, duke pretenduar se ndaj personit që i dërgohet ky e-mail, ka urdhër gjykate dhe duhet të lajmërohet. Në këtë njoftim, Policia ka publikuar edhe dokumentin e falsifikuar i cili mban vula të ndryshme dhe janë […]
Policia e Kosovës përsëri ka njoftuar për punën se dikush falsifikonte e-maila, vula, e po thirret në emër të Policisë, duke pretenduar se ndaj personit që i dërgohet ky e-mail, ka urdhër gjykate dhe duhet të lajmërohet.
Në këtë njoftim, Policia ka publikuar edhe dokumentin e falsifikuar i cili mban vula të ndryshme dhe janë përdorur emra të zyrtartëve të lartë të Policisë së Kosovës.
Edhe kësaj here, Policia ka theksuar se këto dokumente nuk janë zyrtare të policisë.
“Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.
FOTO:














