“Pse gjithë ky yrysh kundër mediave?”- Reagon Lladrovci për rastin e Klan Kosovës

“Pse gjithë ky yrysh kundër mediave?”- Reagon Lladrovci për rastin e Klan Kosovës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk mund të mbyllet Klan Kosova. Lladrovci thotë se Klan Kosova, si medium ka luajtur një rol të madh në emancipimin e qytetarëve, duke u marrë me problemet dhe me sfidat e tyre. I pari i Drenasit, thotë se mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë […]

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk mund të mbyllet Klan Kosova.

Lladrovci thotë se Klan Kosova, si medium ka luajtur një rol të madh në emancipimin e qytetarëve, duke u marrë me problemet dhe me sfidat e tyre.

I pari i Drenasit, thotë se mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për të vazhduar punën.

“Nuk dua të besoj se loja me opinionin bëhet për ta mbuluar një skandal me një skandal më të madh. Pse gjithë ky yrysh kundër mediave? Klan Kosova si medium, luajti rol të madh në emancipimin e qytetarëve, ishte medium i cili printe me lajmet e para kushtuar problemeve të njerëzve të zakonshëm, qytetarëve dhe sfidave të tyre”, shkroi Lladrovci.

“Është e sigurt se Klan Kosova nuk mund të mbyllet. Mediat kanë mbrojtje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për të vazhduar punën, por, pyetja themelore është në cilën llogari po shkon mesazhi që del nga kjo tollovi e cila Kosovën e shpall shtet autoritar e jodemokratik”.

“Imazhi se Kosova barazohet me shtetet diktatoriale është i dëmshëm. Kosova ka Kushtetutë e ligje që mbrojnë fjalën e lirë dhe mund të korrigjohen gabimet administrative pa masa brutale. Më alarmant është importi vjetor i mallrave me vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia, ikja e të rinjve, mungesa e perspektivës, raportet me Amerikën, sanksionet dhe humbja e 500 milionëve, imazhi i Republikës së Kosovës…”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?