Prokuroria thellohet në hetim për rastin e rrahjes në Kuvend

Prokuroria thellohet në hetim për rastin e rrahjes në Kuvend

Hetimet për rrahjen e mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë Kurti, po vazhdojnë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se s’mund të jap informata më shumë në këtë fazë. Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të tregojë se kush është intervistuar deri tash dhe në çfarë cilësie lidhur me dhunën […]

Prokuroria Themelore e Prishtinës s’ka pranuar të tregojë se kush është intervistuar deri tash dhe në çfarë cilësie lidhur me dhunën e përdorur në Kuvend, më 13 korrik, ku u përleshën fizikisht disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës me disa ministra.

Prokuroria  është pyetur lidhur me numrin e personave që janë intervistuar, në çfarë cilësie, numrin e të dyshuarve dhe veprat për të cilat dyshohen.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë  se hetimet po vazhdojnë, por se detaje tjera s’mund të ndajnë.

“Rastit të cili i referoheni, ju njoftojmë se hetimet janë duke vijuar në drejtim të kësaj çështjeje penale, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata shtesë”, thuhet në përgjigje, për express.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë dëgjuar nga Prokuroria e Prishtinës po ditën kur ka ndodhur rasti. Deputeti Mërgim Lushtaku është intervistuar një ditë më pas. Ftesa për intervistim u kishte shkuar edhe dy deputetëve tjerë të PDK’së, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës, por nuk është dhënë më ndonjë informacion nëse ka përfunduar intervistimi i tyre.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin eskaluar në dhunë gjatë seancës së 13 korrikut. Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka kishte filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi u pa duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku u afruan Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku u paduke i shtyrë të dy dhe pastaj u afrua edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskaloi situata. Aty u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Pastaj ndërhyri edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca e kishte thirrur edhe Policinë e Kosovës.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit