Policia: Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie

Policia: Numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, në “Info Plus”, ka folur për komunikacionin rrugor në Kosovë, duke dhënë statistika për numrin e aksidenteve në periudha të ndryshme, me pasoja, qoftë me fatalitet, qoftë me dëme, etj. Sipas drejtorit të Divizionit të  Komunikacionit, numri i aksidenteve në përgjithësi është një […]

Sipas drejtorit të Divizionit të  Komunikacionit, numri i aksidenteve në përgjithësi është një rritje e lehtë i këtyre rasteve.

“Përkundër kushteve dhe numrit të automjeteve të ngarkuara, sidomos ditëve të fundit, por edhe kushteve që kanë mbizotëruar nga pjesa e parë e këtij viti,për fat të mirë, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie”, tha Rexhepi.

Ai ka bërë krahasimin statistikor në periudhën  e njëjtë të vitit të kaluar, ku sipas tij, sivjet numri i aksidenteve me fatalitet është për 10 persona më pak, sesa në vitin e kaluar.

“Numri i aksidenteve në përgjithësi shënon një rritje rreth 5 për qind, derisa aksidente me lëndime e dëme në këtë pjesë të vitit shënojnë një ngritje të lehtë, diku rreth 4 deri në 5 për qind”, deklaroi Rexhepi në “Info Plus”, në RTK.

Ai, më tej, shtoi se ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë rrit numrin e automjeteve në trafik, që nënkupton se aksidente mund të kenë rritje në krahasim në muajt paraprak, por edhe në muajt në vijim.

“Por për fat të mirë, numri i aksidenteve me fatalitet në këtë periudhë shënon një ulje të rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, kështu që Policia e Kosovës ka ngritur një angazhim shtesë që të ketë prezencë të shtuar në terren, në patrullime të ndryshme”, tha, mes tjerash, Rexhepi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?