Pesë persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën, në rrugën Prishtinë-Podujevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Reporteri.net., ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën […]
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Reporteri.net., ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.












