Përserit shefi i BE-së në Kosovë: Masat janë kthyeshme, por duhet depërshkallëzim siç kanë kërkuar 27 shtetet anëtare

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Ai tha se për kthimin e masave nevojitet angazhim për depërshkallëzimin e situatës, ashtu siç kanë kërkuar 27 vendet anëtare. Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për […]
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme.
Ai tha se për kthimin e masave nevojitet angazhim për depërshkallëzimin e situatës, ashtu siç kanë kërkuar 27 vendet anëtare.
Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE27 e 3 qershorit”, ka thënë ai.
Këto deklarata shefi i BE-së në Kosovë i ka dhënë gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme ku ka raportuar për zhvillmet e fundit në Kosovë. /Periskopi/












