Peci për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave: Ka tendenca që Kosova të merr premisa të shtetit policor

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka premisa të qeverisjes autoritare. Në një intervistë për Periskopin, Peci tha se liderët populistë kanë dy qëllime, siç janë përçarja mes qytetarëve dhe testimi i institucioneve të pavaruara. “Polarizimi i shoqërisë në vendin tonë tani veçse është arritur, kurse qasja tjetër është testimi […]
Në një intervistë për Periskopin, Peci tha se liderët populistë kanë dy qëllime, siç janë përçarja mes qytetarëve dhe testimi i institucioneve të pavaruara.
“Polarizimi i shoqërisë në vendin tonë tani veçse është arritur, kurse qasja tjetër është testimi i institucioneve, pra sa ato mund t’i qëndrojnë presionit. Ne po e vërejmë këtë presion ndaj sistemit të drejtësisë, por edhe ndaj institucioneve tjera të pavarura”, tha ai për Periskopin.
Megjithatë, sipas Pecit një gjë tjetër shqetesuese është tendenca e Qeverisë aktuale që çështjen e lirisë së mediave të kthejë në çështje të sigurisë shtetërore.
“Këtë qasje kanë filluar ta shtyjnë përpara eksponentë të pushtetit. Këtë e dëshmojnë deklaratat e Ministrit Sveçla, prej Kryeministrit por edhe nga presidenca. Rreziku më i madh është nëse këto i shndërrojnë në çështje të sigurisë shtetërore. Këto janë tendenca që Kosova të merr premisa të shtetit policor, e cila do të ishte një goditje e jashtëzakonshme”, tha Peci për Periskopin.












