PDK akuzon Hysenin: Janë keqpërdorur mijëra para për manifestimin “Flaka e Janarit”

PDK akuzon Hysenin: Janë keqpërdorur mijëra para për manifestimin “Flaka e Janarit”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan ka akuzuar kryetarin e komunës, Alban Hysenin për keqpërdorim të 24 mijë eurove. Nëpërmjet një komunikate për media nga PDK në Gjilan thonë se manifestimi “Flaka e Janarit” i cili organizohet tradicionalisht për të shënuar veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit nën përdorim […]

Nëpërmjet një komunikate për media nga PDK në Gjilan thonë se manifestimi “Flaka e Janarit” i cili organizohet tradicionalisht për të shënuar veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit nën përdorim do t’i kishte gjithsej 59,771,98 euro, por doli që u paguan më shumë.

“Për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit, kryetari i komunës Alban Hyseni përmes DKRS-së ka nënshkruar 7 marrëveshje me OJQ të ndryshme dhe vendimeve të tij në vlerë prej 59,771,98 euro për realizimin e të gjitha aktiviteteve kulturore artistike. Ndërsa janë paguar shpenzime në total mbi 84 mijë euro, pra janë fshehur nga raportet financiare të Flakës së Janarit dhe janë keqpërdorur mbi 24 mijë euro”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Gjilan.

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN

Hajninë e LVV-së në emër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’, sot po e faktojmë me dokumente zyrtare të Komunës së Gjilanit

Është e turpshme dhe skandaloze, se si qeverisja e VV-së në krye me Alban Hysenin përmes manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit’, që organizohet tradicionalisht për të shënuar veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit tonë, ka keqpërdorur tmerrësisht paratë e taksapaguesve të Gjilanit.

Heronjtë na kanë mësuar se si kryengritet për atdhe e liri, e jo kështu, nën petkun e pushtetit të bëhet hajni.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heshtë ndaj keqpërdorimeve të mëdha e të vazhdueshme të cilat po ndodhin nga qeverisja e VV-së në Gjilan. Edhe sa ishim partnerë të koalicionit, PDK tani edhe si opozitë nuk do të lejojë që buxhetin komunal VV-ja në Gjilan ta shpenzojë rrush e kumbëlla, përmes subvencioneve të pakontrolluara dhe shpenzimeve enorme që kryetari i komunës Alban Hyseni po i bënë përmes marrëveshjeve të dëmshme, kontratave e vendimeve jo ligjore, pagesave të dyfishta të shpenzimeve dhe blerjeve pa tenderë.

Për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit, kryetari i komunës Alban Hyseni përmes DKRS-së ka nënshkruar 7 marrëveshje me OJQ të ndryshme dhe vendimeve të tij në vlerë prej 59,771,98 euro për realizimin e të gjitha aktiviteteve kulturore artistike. Ndërsa janë paguar shpenzime në total mbi 84 mijë euro, pra janë fshehur nga raportet financiare të Flakës së Janarit dhe janë keqpërdorur mbi 24 mijë euro.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve, njëra është me OJQ- në Varg e Vi në vlerë prej 20 mijë euro, e cila është marr me organizimin e njërës nga shtyllat e këtij manifestimi, e që është Talia e Flakës. Sipas raportit financiar të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kjo faturë është paguar 20 mijë euro avans më datën 9 dhjetor 2022, ndërsa realizimi i Talisë së Flakës është bërë nga data 23-28 janar 2023.

Në kuadër të kësaj marrëveshje me OJQ Varg e Vi, ka qenë e planifikuar në buxhetin e aktiviteteve edhe pagesa e akomodimit për trupat e teatrove pjesëmarrëse në manifestim, në vlerë prej 8,060.00 euro dhe për ushqim e kokteje në vlerë prej 7 mijë euro.

Mirëpo çka ka ndodhë? Në muajin qershor 2023 (pas prishjes së koalicionit, pra kur ja kanë msy me i mbulu keqpërdorimet e veta) nga buxheti komunal është paguar një faturë në emër të akomodimit, ushqimit dhe pijeve, në vlerë prej 24,725.40 euro, në njërin prej hoteleve të Gjilanit ku kanë qëndruar 21 aktorët e teatrit të Prizreni dhe ai Kombëtar. Kjo faturë askund nuk ka figuru si obligim i papaguar deri më 31 maj 2023, pra është fsheh si rast.

Pra, komuna e Gjilanit ka paguar dy herë për ushqim dhe hotele. Njëherë ka paguar 20 mijë euro sipas marrëveshjes me OJQ Varg e Vi dhe njëherë tjetër faturën e hotelit në vlerën prej mbi 24 mijë euro. Pra, kanë shpenzuar për Flakën e Janarit mbi 40 mijë euro vetëm për akomodim dhe ushqim.

PDK si subjekt politik nuk mund të konstatojë ndonjë keqpërdorim nga ana e OJQ Varg e Vi, por kërkojmë llogari dhe përgjigje publike nga ana e institucioneve të komunës. Ne kemi edhe informacione tjera skandaloze, por jemi në pritje të dëshmive, se si po keqpërdoret çdo organizim dhe projekt në komunën e Gjilanit.

Për sqarimin e publikut, këto pagesa janë konfirmuar zyrtarisht përmes emailit nga asistenti administrativ (H.R.) i kryetarit të komunës Alban Hyseni, i cili edhe pse është munduar të arsyetohet disi, ai, ia ka huqur për 6,090.00 euro atëherë kur kemi kërkuar sqarim shtesë se për cilat shpenzime është paguar fatura e hotelit, duke thënë se për akomodim janë paguar dy këste 3,910.00 euro dhe 14,725.40 euro, e që bëjnë 18,635,40 euro, pra për 6,090.00 euro shpenzim nuk ka mund të arsyetojë pagesën e kësaj fature.

Për këtë mega skandal të radhës, bashkë me këtë denoncim publik ne po i prezantojmë vetëm disa nga dokumentet zyrtare të komunës së Gjilanit, ndërsa i ftojmë publikisht institucionet e drejtësisë që të iniciojnë hetim për këtë rast të keqpërdorimit, por edhe për rastet e tjera të cilat i kemi paraqitur ditë më parë, si shkelje të rënda ligjore dhe me elemente të forta të veprës penale, drejtëpërdrejtë të bëra nga ana e kryetarit të Gjilanit.

PDK nuk do të ndalet, do të luftojë kundër të keqes së madhe në Kosovë dhe Gjilan.

#BashkëpërGjilanin

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?