Paralajmërohet rrezikim i operimit në KEK, angazhohen kompani private në mungesë të punëtorëve

Paralajmërohet rrezikim i operimit në KEK, angazhohen kompani private në mungesë të punëtorëve

Korporata Energjetike e Kosovës po ka mungesë të punëtorëve. Në mungesë të tyre, KEK ka lidhur kontratë me një kompani private, për ofrimin e shërbimeve për punët e mjeshtërisë mekanike dhe pastrimit në objektin e Termocentralit Kosova B. Detaje për këtë kontratë ka dhënë zëdhënësi i KEK, derisa nga sindikata e punëtorëve kanë paralajmëruar se […]

Në media është raportuar se Korporata Energjetike e Kosovës ka lidhur kontratë me një kompani private për angazhimin e rreth 50 punëtorëve teknikë, për ofrimin e shërbimeve për punët e mjeshtërisë mekanike dhe pastrimit në Termoncentralin Kosova B.

Në një përgjigje për Gazetën Express, KEK ka thënë se ky shërbim është i kontraktuar me orë pune dhe sipas nevojave që paraqiten në teren dhe nuk ka të bëjë me numër të punëtorëve, duke shtuar se mund të paraqitet nevoja për 2, 10, ose 30 punëtorë për ditë dhe orë të caktuara.

Zëdhënësi i KEK’ut, Skënder Bucolli ka dhënë detaje rreth kësaj kontrate, duke treguar saktësisht shërbimet që do të ofrohen nga kompania e kontraktuar.

“Kontrata me nr. të protokollit 4458 është nënshkruar me 27.06.2023 ne vlerë prej 203,958.37 € dhe ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve për punët e mjeshtërisë mekanike dhe pastrimit në objektin e TC “Kosova B” për njësitë B-1 dhe B-2, (pra ofrimi i shërbimeve në: gjeneratorë të avullit, sallën e makinave, kaldatoren ndihmëse, sistemin e mazutit, përgatitjen kimike të ujit, elektrolizë, cirk stacion, sistemin e transportit të brendshëm dhe të jashtëm të hirit, sistemin e thëngjillit etj). Prandaj ky shërbim është i kontraktuar me orë pune dhe sipas nevojave që paraqiten në teren dhe nuk ka të bëjë me numër të punëtorëve. (pra mund te paraqitet nevoja për 2, për 10, ose 30 punëtorë për ditë dhe orë të caktuara)”, thuhet në përgjigjen e Bucollit.

Sipas Bucollit, shërbime të tilla KEK ka blerë edhe më herët dhe se edhe kjo kontratë është vazhdimësi e ofrimit të shërbimeve të kësaj natyre.

Zbatimi i kontratës së nënshkruar ai ka bërë me dije se do të fillojë pas 5 gushtit, kur edhe përfundon afati i kontratës që ishte nënshkruar në vitin 2020.

“Për më tepër, i njëjti shërbim ka qenë i publikuar në e-prokurim në vitin 2020 me nr. të AP KEK-20-1342-2-1-1- kontratë kornize tri vjeçare, Titulli i Kontratës -Blerja e shërbimeve të mjeshtërisë mekanike dhe blerja e shërbimeve për pastrim e kontraktuar me date 05.08.2020 – me nr. të protokollit, KEK 7027 – me vlerë 742,856.25 € , afati i përfundimit të kësaj kontrate është me dt: 05.08.2023, me përfundim të kësaj kontrate fillon së zbatuari kontrata e tanishme një vjeçare, pra është vazhdimësi e ofrimit të shërbimeve të kësaj natyre”, ka deklaruar Bucolli.

Nga Sindikata e Punëtorëve të KEK’ut thonë se kjo s’është hera e parë që kjo ndërmarrje angazhon kompani private për kryerje të punëve, në mungesë të punëtorëve të vetë.

Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë i ka thënë Gazetës Express se angazhimi i kompanive private për punë të tilla bëhet qe mbi një dekadë.

Sipas Llumnicës, KEK’u ka mungesë të 2 mijë punëtorëve, bazuar në skemën organizative të vitit 2016.

“Angazhimi i kompanisë private nuk është vetëm tash, por qe 12 vite apo për të 13 vit. Bëhet në vazhdimësi sepse është mungesë e madhe e punëtorëve. I mungojnë mbi 2 mijë punëtorë, sipas skemës organizative të vitit 2016. Po vetëm në vitin 2023, do të dalin në pension 256 veta”, ka deklaruar Llumnica për Express.

I pyetur se pse nuk po plotësohe këto vende, ai ka përmendur anulimin e konkursit, derisa ka drejtuar gishtin ka partitë politike duke thënë se po garojnë se kush po punëson më shumë.

Problemet në KEK, Llumnica thotë se kanë filluar qe një kohë të gjatë, por se kulmin e kanë arritur nga ardhja e Nagip Krasniqit në krye të KEK, i cili është pezullar nga kjo pozitë pas arrestimit.

“Konkursi i mëhershëm që ke është anuluar dhe partitë politike po shtyhen normalisht kush me punësu ma shumë dhe këtu është problemi. Problemet në KEK kanë filluar kogja moti po tash iu ka dalë edhe kulmi kohëve të fundit, sidomos prej ardhjes së Drejtorit Nagip Krasniqi. Janë blloku çdo gjë”, ka thënë Llumnica.

Sipas tij, nëse nuk plotësohen këto vende të punës, mund të rrezikohet edhe operimi i ndërmarrjes.

“Unë ju sugjeroj insitucioneve kompetente që sa më shpejt ta hapin konkursin për vende të punës, sepse Korporata Energjetike e Kosovës një ditë mund të mos prodhojë në mungesë të punëtorëve. E kemi divizionin e prodhimit të qymyrit që ka mungesë të jashtëzakonshme. Shumë shpejt mund të rrezikohet edhe operimi i KEK’ut, në rast se nuk angazhohen punëtorët e rinj. Për neve është e befasueshme qysh në Kosovë ikun njerëzit shkaku i papunësisë, kurse në KEK me pas kaq mungesë të madhe”, ka deklaruar Llumnica.

Ndryshe, në maj të vitit të kaluar, ishte anuluar konkursi i Korporatës Energjetike të Kosovës për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës, në të cilin u punësuan familjarë të funksionarëve të LVV-së në Obiliq, si dhe të afërm me anëtarët e komisionit pranues.

“Sot ka përfunduar punën komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit i përberë nga eksperti i pavarur ligjorë i angazhuar në projektin e BE-së për reforma në administratën publike, eksperti i pavarur i proceseve të rekrutimit dhe zyrtari ligjorë i KEK-ut. Duke u bazuar në rekomandimet e komisionit të pavarur, z. Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në të gjeturat, komisioni i pavarur ka dhënë rekomandim për anulimin selektimit, rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave me gojë për të gjitha 127 pozitat e shpallura me konkurs, bazuar në të cilin është marrë edhe vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës”, kishte njoftuar KEK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?