Nurellari për rastin e Klanit: Nuk duhet të heshtim përballë një cenimi të tillë autoritar nga qeveria Kurti

Analisti politik nga Shqipëria, Adri Nurellari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të MINT-it për Klan Kosovën. Ai ka thënë se “përpjekja për heshtjen e Klan Kosovës, një media kyçe e pavarur, nën pretendimin e sigurisë kombëtare, është një zbulim i ashpër i një agjende totalitare që po shpaloset”. “Ky nuk është vetëm një sulm ndaj […]
Analisti politik nga Shqipëria, Adri Nurellari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të MINT-it për Klan Kosovën.
Ai ka thënë se “përpjekja për heshtjen e Klan Kosovës, një media kyçe e pavarur, nën pretendimin e sigurisë kombëtare, është një zbulim i ashpër i një agjende totalitare që po shpaloset”.
“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj lirisë së medias, por një sulm sistematik mbi themelet e demokracisë”.
“Nuk duhet të heshtim përballë një cenimi të tillë autoritar nga qeveria Kurti. Heshtja përballë një shpërfilljeje kaq flagrante të normave demokratike në Kosovë është bashkëfajësi. #DemokraciaNëRrezik #ShtypiiLirë #LiriaeFjalës”, shkroi Nurellari në Twitter.












