Merrnin rryshfet nga të burgosurit, arrestohen 2 zyrtarët e burgut në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se 2 zyrtarë korrektues, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyrtarët e arrestuar janë Jeton […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se 2 zyrtarë korrektues, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtarët e arrestuar janë Jeton Vuniqi dhe Fidan Zubaku.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, i cili konfirmoi se të njëjtit janë suspenduar.
Ai bëri me dije se SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.












