Merren peng 4 kosovarë në Durrës, patën probleme me pagesën e shtëpisë ku po pushonin

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova. Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, pas […]
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.
Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas të tjerë kosovarë, se dy shtetas një 49 vjeçar dhe një 48 vjeçar i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al












