Memli Krasniqi: Adem Demaçi mori historinë në duart e tij dhe përkuli harkun moral të universit drejt drejtësisë

Memli Krasniqi: Adem Demaçi mori historinë në duart e tij dhe përkuli harkun moral të universit drejt drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në pesë vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, ka thënë se ai mori historinë në duart e tij dhe përkuli harkun moral të universit drejt drejtësisë. “Prandaj, kur pesë vite më parë ne humbëm një nga personalitetet më të veçanta dhe më të guximshme të popullit tonë, […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në pesë vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, ka thënë se ai mori historinë në duart e tij dhe përkuli harkun moral të universit drejt drejtësisë.

“Prandaj, kur pesë vite më parë ne humbëm një nga personalitetet më të veçanta dhe më të guximshme të popullit tonë, ai u largua vetëm fizikisht, sepse, tashmë Adem Demaçi u përket epokave. Nëpërmjet karakterit dhe vullnetit të palëkundur për të sakrifikuar lirinë e tij për lirinë e të tjerëve, Baca Adem e transformoi Kosovën, duke nxitur shpirtin liridashës në çdo familje, në çdo individ”, ka shkruar Krasniqi. Krasniqi ka thënë se edhe ai është një nga miliona qytetarë shqiptarë të cilët janë frymëzuar nga jeta e Adem Demaçit.

“Meqë nuk do të kemi një personalitet të dytë si ai, na takon neve të përcjellim sa më mirë shembullin që ai dha: Të marrim vendime për të udhëhequr jo nga urrejtja, por, nga dashuria dhe të përpiqemi për një të ardhme që është e denjë për sakrificën e tij”, ka shtuar kryetari i PDK-së. Sot, në vend të përkujtimit, Krasniqi ka thënë se duhet të jemi falënderues që Adem Demaçi ishte pjesë e kombit tonë dhe jetoi për ne e mes nesh. “Një njeri që mori historinë në duart e tij dhe përkuli harkun moral të universit drejt drejtësisë.Zoti e bekoftë kujtimin për ty, Bac!Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona!”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?