Mbi 60 sulme ndaj policëve të cilëve shteti s’ua paguan as shtesat e rrezikshmërisë

Mbi 60 sulme ndaj policëve të cilëve shteti s’ua paguan as shtesat e rrezikshmërisë

Janë bërë gati gjashtë muaj prej kur shteti i Kosovës nuk është duke ua paguar shtesën e rrezikshmërisë zyrtarëve policorë. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri ka thënë se rreth 40 zyrtarë policorë e kanë lënë punën për shkak të mungesës së kushteve. Profesioni i policit është një detyrë shumë e rëndësishme […]

Profesioni i policit është një detyrë shumë e rëndësishme në shoqëri, përgjegjësia e të cilës është të ruajë rendin dhe sigurinë publike.  Pjesë e profesionit janë edhe situatat e rrezikshme me të cilat ballafaqohen në përditshmëri gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 62 sulme fizike ndaj zyrtarëve policorë, derisa ishin në detyrë. Po ashtu, 36 raste të tjera  janë cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Përkundër rrezikut të përditshëm, janë bërë gati 6 muaj që zyrtarëve policorë shteti i Kosovës nuk ua ka ekzekutuar shtesat e rrezikshmërisë.

Nga Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Brendshme, kishin njoftuar se zyrtarët policorë mjetet e shtesave të rrezikshmërisë do t’i marrin në mënyrë retroaktive, kur t’i përfundoj punët komisionin përkatës për Ligjin e Pagave.

Rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje për mungesë të kushteve”

Për sfidat e kushtet jo të mira në punë ka folur kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili i tha Dukagjinit se këtë vit rreth 40 zyrtarë policorë e kanë lënë vendin e punës për shkak të mungesës së kushteve adekuate.

Mospagesa e shtesave për rrezikshmëri sipas Zeqirit, nuk ka pasur arsye të ndodhë dhe se është dëm i madh që po i bëhet zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Mospagesa e shtesës për rrezikshmëri nuk e ka asnjë arsye, kjo nuk është dashtë të ndodhë, po bëhet muaji i gjashtë që shtesat për rrezikshmëri nuk po i marrim. Shtesën për rrezikshmëri mujnë me ndalë por rrezikun policit nuk mund të ia heqin. Në realitet gjatë këtij viti i kemi 40 dorëheqje, kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve, pagë e dobët, jo rritje por zbritje”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?