Ligji për skemat pensionale, Gashi: Vendimi i Kuvendit është i vonuar

Ligji për skemat pensionale, Gashi: Vendimi i Kuvendit është i vonuar

Deputetët kanë miratuar sot Projektligjin për skemat pensionale. Krijimi i një skeme të re pensionale përmes ndryshimeve në ligjin aktual për pensione, u bë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2022 shfuqizoi paragrafin 2 të nenit 8 të ligjit për skemat pensionale, pasi konstatoi se ky nen pa të drejtë iu mohoi mijëra qytetarëve të […]

Ligji aktual për skemat pensionale parasheh të drejtën e përfitimit nga pensioni kontribut-pagues vetëm për ata persona që dëshmojnë se kanë kontribuar për 15 vjet në ish-Fondin Pensional. Për personat që u larguan dhunshëm nga puna nga regjimi i atëhershëm serb, nuk u mundësua që të gëzonin pensionin kontribut-pagues, për shkak se nuk përmbushnin kriterin prej 15 vjetësh përvojë pune.

Njazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit është i vonuar përkundër faktit që edhe Gjykata Kushtetuese ka paraparë që ky të realizohet më 15 korrik.

“Është bërë një shkelje dhe ne nuk kemi të dhëna lidhur me këtë draftligj që është miratuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Me që në ligjin për skemat pensionale të ligjit pararendës të këtij ligji ka pasur lëshime të mëdha në të cilat ne kemi pasur vërejtje dhe kemi bërë kërkesë që të jemi pjesë e Komisionit për hartimin e këtij draft-ligji, ne nuk jemi konsultuar, nuk na kanë ftuar dhe thjeshtë na kanë servuar diçka që duhet të presim të shohim se çfarë na ofrohet”, tha Gashi në RTK.

Gashi ka parajmëruar se nëse prolongohet më tej  ky vendim, ata do të ankohen nëpërmjet rrugëve ligjore dhe edhe nëse kjo nuk realizohet do të organizojnë edhe protesta.

“Nëse edhe kjo nuk realizohet ne do të kërkojmë mbrojtjen e instancave ndërkombëtare, sepse me të vërtetë ka humbur çdo kuptim dhe çdo rezervë e durimit tonë për këto padrejtësi që po na bëhen me vite të tëra”, ka thënë ai.

Duke komentuar futjen në skemë të të gjithë qytetarëve të cilët janë larguar nga puna në vitet e ‘90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi, dhe si pasojë, nuk e kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh, për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues, Gashi ka theksuar se kjo kategori është e diskriminuar.

“Një numër shumë i madh i atyre të punësuarve në atë kohë në mënyrë të paligjshme janë larguar nga puna dhe ata kanë qenë njëherë të penalizuar, e tani po penalizohen për herë të dytë sepse po ju mungojnë disa vite dhe ky është kompensim parcial dhe jo gjithëpërfshirës”, tha Njazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës.

Ai tha se numri përfitues nga skemat pensionale llogaritet të jetë mes shtatë mijë deri në dhjetë mijë pensionistë të cilët nuk e kanë plotësuar kushtin prej 15 vitesh dhe ata do të përfitojnë.

“Por është një numër i madh i atyre që tani nuk janë më në jetë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ata që iu është mohuar e drejta me vite të tëra dhe a do të fillojë kompensimi prej kur kanë dalë njerëzit në pension, apo do të fillojë ekzekutimi i vendimit pas miratimit të këtij ligji”, tha Gashi.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, aktualisht, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës. Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90 llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?