LDK fton prokurorinë që ta hetojë Alban Hysenin

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan e ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hysenin. Sipas kësaj dege, tash së fundi, Hyseni ka blerë vetë kamionin me vlerë prej 47,919.52 eurosh, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mosrespektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik. “Ky veprim i fundit […]

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan e ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Sipas kësaj dege, tash së fundi, Hyseni ka blerë vetë kamionin me vlerë prej 47,919.52 eurosh, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mosrespektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik.

“Ky veprim i fundit i të parit të ekzekutivit përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale ‘TREGU’ në vlerë prej 47,919.52 euro”, thuhet tutje.

“Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu”, shkruhet më tej në reagimin kësaj dege.

Sipas LDK-së në Gjilan, ka edhe shpenzime tjera që janë paguar nga buxheti i komunës për këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?