Lani: Po kërkojnë respektim Kushtetute këta që s’e kanë njohur as shtetin

Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme të thirurr nga AGK-ja si shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai tha qeveria e tanishme për 3 vjet ka tentuar t’i kontrollojë mediat, e që nuk e ka arritur, por […]

Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme të thirurr nga AGK-ja si shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ai tha qeveria e tanishme për 3 vjet ka tentuar t’i kontrollojë mediat, e që nuk e ka arritur, por sipas tij, tash e ka gjetur një formë tjetër, të cilën e cilësoi si shumë më të keqe për t’i mbyllur mediat, teksa shtoi se “as këtë qëllim nuk do ta mbërrij”.

“Përpjekjet janë shumë të mëdha, ku pashë shumë postime të deputetëve të pozitës, të cilët ndonjëherë janë edhe banale, por nuk do ta arrijnë qëllimin”.

“Kur po dëgjoj kur po thonë “me respektu Kushtetutën”. Kush po kërkon, këta njerëz që nuk e kanë respektu shtetin e Kosovës, s’e kanë njohur shtetin e Kosovës, këto institucione e këto simbole”, tha Lani.

Tutje, ai tha se televizioni Klan Kosova ka qenë një nga televizionet që më së shumti e ka mbështetur Vetëvendosjen në fillet e saj.

“Një mbështetje të jashtëzakonshme të këtij subjekti, ndërsa sot u kthye kundër atyre që e kanë ngritur në këtë lartësi, mediave e gazetarëve. Tash, po na sulmon neve”, tha Lani,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?