Kushti i Bislimit për zgjedhjet në veri, BE: Të shpallen sa më shpejt, serbët pritet të marrin pjesë

Kushti i Bislimit për zgjedhjet në veri, BE: Të shpallen sa më shpejt, serbët pritet të marrin pjesë

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se Brukseli s’komenton deklarimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe kushtëzimin që një gjë e tillë të ndodh nëse BE-ja heq masat ndaj Kosovës. Nga Brukseli zyrtar megjithatë kanë përsëritur se në deklaratën e 3 qershorit të 27 […]

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se Brukseli s’komenton deklarimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe kushtëzimin që një gjë e tillë të ndodh nëse BE-ja heq masat ndaj Kosovës. Nga Brukseli zyrtar megjithatë kanë përsëritur se në deklaratën e 3 qershorit të 27 shteteve anëtare theksohet qartë që zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë gjithëpërfshirëse. Ky zëdhënës i BE ka potencuar se serbët pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në një qëndrim të përbashkët të publikuar më 3 qershor kishin bërë të qartë hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për de-eskalim në veri të vendit. Në këtë komunikatë zyrtare është thënë se BE pret që Kosova të veprojë për të de-përshkallëzuar situatën, duke pezulluar menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale, që kryetarët e rinj të kryejnë detyrat e përkohësisht në objekte alternative komunale dhe të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në katër komunat në veri në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke specifikuar se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.

Refuzimi i Kosovës për të vepruar në përputhje me kërkesat e BE-së kishte bërë që Brukseli zyrtar të vendos edhe zyrtarisht masa ndaj Kosovës.

Kreu i ekipit negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një deklaratë të bërë të hënën ka thënë se Kosova s’duhet të shpall zgjedhjet e reja në katër komunat në veri derisa Bashkimi Evropian nuk i heq masat ndaj Kosovës.

Lidhur më këtë kushtëzim të Qeverisë së Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se nuk i komentojnë deklarimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ka theksuar se në qëndrimin e 27 shteteve anëtare përcaktohet qartë që zgjedhjet e reja të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të jenë gjithëpërfshirëse në katër komunat.

Ky zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë për Gazetën Express se pritet që serbët lokalë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Ne nuk komentojmë komentet. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë kërkesat e BE-së siç janë përshkruar në deklaratën e BE-së 27 nga 3 qershori 2023. Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat serbe të Kosovës në veri. Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë për Gazetën Express ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Sa i përket masave dhe largimit të tyre, një zëdhënës i Bashkimit Evropian kishte thënë se ato masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen në varësi të veprime në terren dhe vendimet për de-eskalim që mund të merren nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kanë thënë nga Brukseli për Gazetën Express më 1 korrik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?