Kush është Derek Chollet që pritet ta vizitojë Kosovën dhe pse është kaq i rëndësishëm

Kush është Derek Chollet që pritet ta vizitojë Kosovën dhe pse është kaq i rëndësishëm

Në kohën kur veriu po përballet me situatë të tensionuar, në Kosovë vjen zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet. Ai do të takohet me liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të ShBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Kjo vizitë po […]

Ai do të takohet me liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të ShBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Kjo vizitë po ashtu ka të bëjë me bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e ShBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova është një aleate dhe partnere shumë e mirë e Shteteve të Bashkuara. Ne gjithashtu kemi marrëdhënie të rëndësishme me Serbinë. Ne jemi duke tentuar të bëjmë çdo gjë që të jemi një partner i mirë i Serbisë sepse ajo punon me ne përbrenda kornizës së procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të cilin ne e mbështesim plotësisht për të arritur një zgjidhje më të mire për të dy vendet”, kishte thënë Chollet kur u pyet në lidhje me pretendimet se Shtetet e Bashkuara nuk e trajton Serbinë aq ashpër sa Kosovën.

Kush është Derek Chollet?

Nënsekretari amerikan, Derek Chollet është një diplomat me përvojë që këshillon Sekretarin Antony Blinken për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Ai ka punuar edhe më herët në pozita të ndryshme në Departmentin e Shtetit, e po ashtu edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Mbrojtjes. Chollet kishte punuar edhe në Administratën e Bill Clintonit duke shërbyer si fjalim shkruesi kryesor i ambasadorit në OKB, Richard Holbrooke.

Ai gjithashtu është autor dhe bashkautor i tetë librave që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe është fitues i shumë çmimeve që kanë të bëjnë me shërbime publike.

Chollet ishte njeriu kryesor në politikën amerikane, që kërkonte nga kryeministri Kurti shtyrjen e afatit për targa.

Derek Chollet u bë zyrtari i lartë amerikan më i zëshëm që i kërkonte Kosovës shtyrjen e afatit për targa, madje duke lënë në hije Gabriel Escobarin – përfaqësuesi i lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ai fillimisht kishte bërë bujë për një telefonatë që e kishte pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në postimin e tij në Tëitter, Chollet do të “ndante zhgënjimin e Amerikës me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin për targa”.

Për herë të parë një zyrtar amerikan publikisht po tregonte se kishte ndarë zhgënjimin për veprime të Kosovës me Serbinë. Ky reagim i tij vinte vetëm pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit kishte shprehur “shqetësim dhe zhgënjim” me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin në fjalë.

Kë do ta vizitojë?

Chollet pritet ta fillojë vizitën e tij në Prishtinë më 30 e 31 korrik, ku do të qëndrojë për dy ditë, e ku pritet të takohet me krerët e shtetit. Bashkë me të, mendohet të vijë edhe një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), emri i të cilit ende s’është bërë i njohur./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?