Kursi ATLS- për herë të parë organizohet në Kosovë

Kursi ATLS- për herë të parë organizohet në Kosovë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në partneritet me 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚- Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë do të organizojë Kursin ‘𝐀𝐝𝐯𝐚𝐧𝐜𝐞𝐝 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭® (𝐀𝐓𝐋𝐒®) 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚. Kursi ‘Advanced Trauma Life Support® (ATLS®) Kosova, është 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚, […]

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në partneritet me 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚- Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë do të organizojë Kursin ‘𝐀𝐝𝐯𝐚𝐧𝐜𝐞𝐝 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐋𝐢𝐟𝐞 𝐒𝐮𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭® (𝐀𝐓𝐋𝐒®) 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.

Kursi ‘Advanced Trauma Life Support® (ATLS®) Kosova, është 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐧𝐟𝐨𝐫𝐝 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐅𝐚𝐫𝐠𝐨, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚, 𝐔𝐒𝐀, dhe ofrohet nga 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐜𝐚𝐧 𝐂𝐨𝐥𝐥𝐞𝐠𝐞 𝐨𝐟 𝐒𝐮𝐫𝐠𝐞𝐨𝐧𝐬, 𝐍𝐨𝐫𝐭𝐡 𝐃𝐚𝐤𝐨𝐭𝐚 𝐂𝐨𝐦𝐦𝐢𝐭𝐭𝐞𝐞 𝐨𝐧 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚.

Ekipi i instruktorëve të Kursit është me përbërje ndërkombëtare dhe vjen kryesisht nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve. Kurse, të drejtë aplikimi për regjistrim në kursin ATLS, kanë mjekët në kuadër të SHSKUK-së, (specialistë & specializantë), të cilët merren me trajtimin e pacientëve me politrauma (p.sh. disiplinat kirurgjike, mjekësia emergjente, anesteziologjia).

Përbërja e ekipit që do ta ofroj këtë Kursin ATLS, është si në vijim: Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi, koordinator lokal, Prof. Dr. Rifat Latifi, instruktor, Melisa Misialek, koordinatore e Kursit, Ass. Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, drejtor i Kursit dhe instruktor, Dr. Enej Gaseviç, instruktor, Prof. Dr. Agron Dogjani, instruktor dhe Dr. Pantelis Vassiliu, instruktore.

Megjithatë, njohuritë dhe aftësitë e mësuara në Kursin ATLS përshtaten lehtësisht në të gjitha mjediset e kujdesit ndaj pacientëve.

Duhet cekur se Kolegji Amerikan i Kirurgëve – ACS, dhe Komiteti i saj për Traumën (COT) kanë zhvilluar programin ATLS për mjekët, dhe ky program ofron trajnime sistematike dhe koncize për kujdesin e hershëm të pacientëve të traumës.
Programi ATLS, u ofron pjesëmarrësve një metodë të sigurt dhe të besueshme për trajtimin e menjëhershëm të pacientëve të lënduar dhe njohuritë bazë të nevojshme për:
– Vlerësimin e gjendjes së pacientit me shpejtësi dhe saktësi
– Reanimimin dhe stabilizimin e pacientit sipas prioritetit.
– Përcaktimin nëse nevojat e pacientit tejkalojnë burimet e një institucioni dhe/ose aftësinë e një ofruesi.
– Organizimin në mënyrë të përshtatshme për transferimin ndër-spitalor të pacientit (kush, çfarë, kur dhe si)
– Sigurimin që të ofrohet kujdes optimal dhe që niveli i kujdesit të mos përkeqësohet në asnjë moment gjatë procesit të vlerësimit, reanimimit ose transferimit.
Përpos asaj që Kursi ATLS, u ofron pjesëmarrësve një metodë të sigurt dhe të besueshme për trajtimin e menjëhershëm të pacientëve të lënduar, njëherit ky Kurs ka edhe objektivat e veta, ku pas përfundimit të Kursit ATLS, mjeku do të jetë në gjendje të:
– Demonstrojë konceptet dhe parimet e vlerësimeve parësore dhe dytësore të pacientit.
– Vendos prioritetet e menaxhimit në një situatë traume.
– Fillojë menaxhimin parësor dhe dytësor të nevojshëm për menaxhimin emergjent të kushteve akute kërcënuese për jetën në kohën e duhur.
– Në një simulim të caktuar, demonstron aftësitë, të cilat shpesh kërkohen gjatë vlerësimit fillestar dhe trajtimit të pacientëve me lëndime të shumëfishta.

Kursi në fjalë do të mbahet në Prishtinë më 𝟏𝟎-𝟏𝟏 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑, ndërkaq planifikimet tashmë janë bërë që ky të jetë Kurs i rregullt, i cili do të mbahet 1-2 herë në vit.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, njofton të gjithë të interesuarit se numri i pjesëmarrësve të lejuar për këtë kurs është 16-të, përderisa kriter i domosdoshëm është njohja e gjuhës angleze, pasi që i tërë kursi do të ofrohet në anglisht.

Për të aplikuar për regjistrim duhet të plotësoni aplikacionin online, duke përfshirë letrën e motivimit dhe dërgimin e CV-së tuaj, dhe afati për aplikim: 𝟗 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑.
Për më shumë detaje rreth kursit:

https://koscs.org/…/broshura-advanced-trauma-life…/

Për të aplikuar, ju lutem shikoni linkun e mëposhtëm:

APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NË KURSIN ATLS

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?