Kryeministri Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

Kryeministri Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se dënimi i personave që e vranë policin Enver Zymberi para 12 vitesh në veri të vendit është i domosdoshëm, shkruan Gazeta Express. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe. “Përvjetori i rënies së zyrtarit policor, heroi […]

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe.

“Përvjetori i rënies së zyrtarit policor, heroi Enver Zymberi. 12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës ne veriun e vendit tonë. Enver Zymberi mbetet simbol i përjetshëm I sovranitetit dhe i ligjshmërisë për Republikën e Kosovës. Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të republikës sonë është shembulli më i mirë qe e kemi mes nesh”, tha ai.

Të fundit
Të ngjashme