Krim i rëndë në Lipjan: Babai vrau të birin e gruan, më pas edhe veten

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit. Sipas Klankosova, babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten. Për vdekjen e tre personave, lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në […]
Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.
Sipas Klankosova, babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.
Për vdekjen e tre personave, lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.












