Krejt çka dihet deri më tani për tragjedinë në Lipjan

Krejt çka dihet deri më tani për tragjedinë në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin e ndodhur dje në Lipjan ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij, bashkëshorten e më pas veten janë sekuestruar dy revole, 4 gëzhoja e dy fishekë. Sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe një revole, që dyshohet se janë përdorur […]

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin e ndodhur dje në Lipjan ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij, bashkëshorten e më pas veten janë sekuestruar dy revole, 4 gëzhoja e dy fishekë.

Sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe një revole, që dyshohet se janë përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur revolja tjetër me dy fishekë.

“Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.


Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.

Mirëpo, burimet e Gazetës Express bënë të ditur se viktimat janë një çift burrë e grua dhe djali i tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Prishtinë. Zëdhënësja, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Ajo tha se ka dyshime që çojnë drejt vrasjes së dy personave dhe një vetëvrasje.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

E njëjta shtoi se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, tha Ulaj.

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e sotme u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin.

Për këtë rast tragjik, ka reaguar kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Bekteshi.

“Lajm i kobshëm për humbjen e jetës së tre qytetarëve tanë ka tronditur thellë qytetarët dhe opinionin e gjerë.”

Për tragjedinë në Rufc të Lipjanit ka reaguar edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se është i trishtuar nga një ngjarje e tillë tragjike, derisa ka shtuar ka thënë se përtej sqarimit të rrethanave, tragjedi të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit.

“I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtareve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit. Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?