Krasniqi: Shumica e deputetëve të LVV-së janë aksidentalë

Krasniqi: Shumica e deputetëve të LVV-së janë aksidentalë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar përse subjekti që ai drejton nuk po i bashkëngjitet iniciativës së AAK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Krasniqi tha se ky mocion nuk mund të jetë i suksesshëm në konstalacionin aktual politik. “Ne e kemi një parlament, aty janë 120 deputetë, kanë emër, mbiemër dhe përkatësi partiake. […]

Krasniqi tha se ky mocion nuk mund të jetë i suksesshëm në konstalacionin aktual politik.

“Ne e kemi një parlament, aty janë 120 deputetë, kanë emër, mbiemër dhe përkatësi partiake. Krejt opozita bashkë jemi 41 ose 42, domethënë ka hapësirë nëse të gjithë ishim pajtu sa për ta bërë mocionin dhe për ta dërguar në procedurë parlamentare, në momentin që e dërgojmë seanca mbahet jo më herët se dy, e jo më vonë se pesë ditë, ku mund t’i gjejnë partitë tona opozitare edhe 20 deputetë tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje? Unë në asnjë mënyrë nuk e llogaris asnjë votë nga Lista Serbe”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Duke folur për votat potenciale të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi tha se shumica e këtyre deputetëve janë aksidental, prandaj nuk votojnë për mocion mosbesimi.

“Kush është ai që vërtetë beson që munden 15 deputetë të Vetëvendosjes sot ta tradhtojnë Albin Kurtin dhe vetveten? Shumica e atyre deputetëve, me respektin personal për secilin, janë deputetë aksidental, kanë qëlluar në listën e Albin Kurtit dhe janë bërë deputetë, nuk i njeh as mëhalla, as rrethi, as qyteti, as fshati, as komuna e vet, pra janë deputetë aksidental sepse kanë qëlluar në listën e Vetëvendosjes ku Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin i kanë marrë 51% të votave dhe ata janë bërë deputetë, 90 për qind kurrë deputetë më nuk bëhen, në momentin që ata e përfundojnë mandatin e Albin Kurtit realisht ata e kanë kry”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?