Krasniqi për raportin e UNDP-së: Kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë e koordinuese me kriminelë, s’e përfaqëson vullnetin e qytetarëve

Krasniqi për raportin e UNDP-së: Kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë e koordinuese me kriminelë, s’e përfaqëson vullnetin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, u dëshmua ajo të cilën PDK thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit. Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur më drejtimin politik të vendit dhe […]

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur më drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

“Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6 % të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit.  Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2 % janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Rruga e rrezikshme në të cilën kjo Qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë: Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale.

78 % e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.

“Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht. Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?