Krasniqi: Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, po shkojmë në zgjedhje le të flet qytetari

Krasniqi: Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, po shkojmë në zgjedhje le të flet qytetari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vazhdimi i qeverisjes së Kurtit është i dëmshëm për vendin, prandaj në mbledhjen e fundit të këshillit drejtues të PDK-së është miratuar një deklaratë politike përmes se cilës janë marrë një serë vendimesh. “E kemi shkëputur edhe komunikimin zyrtar me kryeministrin dhe presidenten e vendit, komunikim zyrtar nuk […]

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vazhdimi i qeverisjes së Kurtit është i dëmshëm për vendin, prandaj në mbledhjen e fundit të këshillit drejtues të PDK-së është miratuar një deklaratë politike përmes se cilës janë marrë një serë vendimesh.

“E kemi shkëputur edhe komunikimin zyrtar me kryeministrin dhe presidenten e vendit, komunikim zyrtar nuk do të kemi përveç për të diskutuar për një marrëveshje potenciale politike për të shpallur datën e zgjedhjeve, po ashtu kemi kërkuar dhe i kemi dhënë mundësi zotit Kurti, që duke e njohur karakterin e tij autoritar dhe egocentrik, që të mos jap dorëheqje, por të dorëzohemi bashkërisht si kuvend”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Krasniqi  tutje tha se është shumë e rëndësishme që të kthehet mandati te qytetarët për të parë se cili është sot qëndrimi i tyre ndaj Qeverisë Kurti, duke qenë se kjo e fundit nuk i është përmbajtur programit me të cilin kishte garuar në zgjedhje.

“Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, ua ka përmirësu jetën qytetarëve le të del, le të matet, le ta merr edhe një mandat, por unë jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme që në seancën e 27, ose atë të 28 korrikut të merren vesh për shpërndarjen e kuvendit me mocion procedural.

“Nëse është kur të doni po iu lus hajde po shkojmë nesër, kemi seancë nesër dhe pasnesër në kuvend, unë jam i gatshëm që për 24 orë të merremi vesh me mocion procedural ta fusim shpërndarjen e kuvendit qysh të enjten, apo të premten dhe nëse janë kaq të sigurt po shkojmë në zgjedhje dhe le të flet qytetari dhe besoj se do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjmë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?