Kosova e humbi mundësinë për ta kthyer fondin pensional nga Serbia, do të paguajë nga buxheti

Kosova e humbi mundësinë për ta kthyer fondin pensional nga Serbia, do të paguajë nga buxheti

Në mungesë të qasjes në Fondin pensional të marrë nga Serbia, Kosova do të detyrohet që të paguajë edhe 60 milionë euro shtesë në vit për pensionistët që u larguan nga puna në vitet ’90. Shteti ka humbur mundësinë për kthimin e fondeve, pasi nuk ka dërguar asnjë opinion në Komitetin e Ministrave në Këshill […]

Në mungesë të qasjes në Fondin pensional të marrë nga Serbia, Kosova do të detyrohet që të paguajë edhe 60 milionë euro shtesë në vit për pensionistët që u larguan nga puna në vitet ’90. Shteti ka humbur mundësinë për kthimin e fondeve, pasi nuk ka dërguar asnjë opinion në Komitetin e Ministrave në Këshill të Evropës, që është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut, e cila përmes rastit Grudiq e obligonte Serbinë që të paguante pensionet e ndalura në vitin 1999.

Vetëm 2 mijë nga mbi 60 mijë punëtorët nga Kosova që kontribuuan në fondin pensional, e i cili kontrollohet nga Serbia, kanë mundur ta realizojnë të drejtën për pension që u garantohet me vendimin e Gjykatës Evropiane të Strasburgut.

Shteti e humbi mundësinë për kthimin e fondit, pasi nuk dërgoi asnjë opinion në Komitetin e Ministrave në Këshill të Evropës, që është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut, e cila nëpërmjet rastit Grudiq e obligonte Serbinë t’i paguante pensionet e ndalura në vitin 1999.

Në mungesë të qasjes në fonde, Kosova krahas pensioneve të tjera, do të paguajë edhe rreth 60 milionë euro në vit për punëtorët e larguar dhunshëm nga puna, gjatë viteve ’90.

Opinioni i vetëm që i ishte dërguar këtij Komitet, ishte ai i Avokatit të Popullit, që sipas ish-avokatit Hilmi Jashari, ndonëse e sqaroi shumë mirë problemin, nuk u mor parasysh.

“Në mungesë të reagimit të institucioneve të Kosovës, Komuniteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në vitin 2017 e ka shpallur si rast të mbyllur dhe si çështje të përfunduar. Gjatë gjithë kohës ka pasur opinione nga Serbia që të përbishtënojë që kjo çështje të diskutohet në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe ka ndodhur që edhe në atë kohë është diskutuar si mundësi që kanë konfirmuar të njëjtin qëndrim, edhe pse ka qenë propozim i palës serbe”, ka thënë Jashari.

Përfshirjen e çështjes në kuadrin e dialogut e kërkoi edhe pala kosovare. Muhamet Mustafa, që ishte pjesë e ekipit negociator, ka thënë të jenë parashtruar disa kërkesa në dialog lidhur me pensionet, që llogariten rreth 950 milionë euro.

Por për Jasharin, diskutimi i çështjes në kuadër të dialogut ishte gabim.

“Komiteti i Ministrave në atë kohë e ka shpallur si çështje të mbyllur dhe tanimë edhe nëse tentohet mundësia e dialogut, pala serbe nuk do të pranojë të futet në proces, pasi nuk është në interes të tyre dhe kanë me minimizu tendencën për ta futur në dialog, pasi që Komiteti i Këshillit i Ministrave e ka shpallur të mbyllur”, është shprehur Jashari.

Me vendimin e 17 prillit të 2012-tës të Gjykatës së Strasburgut u ishte dhënë e drejta për kthim të pensioneve të ndërprera më 1999 dy pensionistëve nga Mitrovica me mbiemrin Grudiq, të cilët për t’u ankuar në Strasburg ishin shpërngulur në Novi-Pazar, pasi që kjo gjykatë nuk shqyrton ankesat e banorëve të shteteve që nuk janë anëtare të Këshillit të Evropës.

Me këtë aktgjykim, sipas opinionit të Avokatit të Popullit, u është njohur e drejta edhe të gjithë paditësve potencialë, për marrjen e mjeteve nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF). /koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?