“Kam qenë prezent dhe ndër organizatorët e dhjetëra protestave në VV, asnjë pushtet s’ka tentu me u infiltru kaq pistë në ato organizime”

Ka përfunduar protesta e sotme e gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë, por aty një qytetar tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte. Periskopi ka mësuar se personi në fjalë është Erion Beqiraj, aktivist i Vetëvendosjes i njëjti ka publikuar edhe një status në Facebook, ku është tallur me protestën e gazetarëve. Lidhur më […]
Periskopi ka mësuar se personi në fjalë është Erion Beqiraj, aktivist i Vetëvendosjes i njëjti ka publikuar edhe një status në Facebook, ku është tallur me protestën e gazetarëve.
Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti.
“Kam qenë prezent dhe ndër organizatorët e dhjetëra protestave në VV, sa ishte opozitë. Asnjë pushtet s’ka tentu me u infiltru kaq pistë në ato organizime. Aq më pak në protesta të mediave e shoqërisë civile. E turpshme në çfarë niveli keni rënë!”, ka shkruar Hoti.













