“Ka me iu fur në bander”- Gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi” kërcënohen me jetë nga një person

Gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi” janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale, shkruan Periskopi. Sipas njoftimit të Asociacionit të Gazetarëve atyre i është dërguar mesazh se do t’i fur të dy në bander. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë […]
Gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi” janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale, shkruan Periskopi.
Sipas njoftimit të Asociacionit të Gazetarëve atyre i është dërguar mesazh se do t’i fur të dy në bander.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë”, thuhet në njoftimin e AGK.
Njoftimi i plotë i AGK-së:
Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”
Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator.
Sipas redaksisë së “Betimi për Drejtësi”, gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.
Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.
“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.
Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.
“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë.












