Ismaili: PDK gati për zgjedhje, opozita s’ka numra për rrëzimin e qeverisë

Ismaili: PDK gati për zgjedhje, opozita s’ka numra për rrëzimin e qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij, si dhe për zgjedhjet e parakohshme. Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili  ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet janë një rirregullim i një situate […]

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili  ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet janë një rirregullim i një situate që është çrregulluarshumë.

“Situata në Kosovë është çrregulluar jo vetëm në aspektin politik, por është çrregulluar edhe ekonomia e vendit. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, sektori i shëndetësisë është në një gjysmë paralize, arsimi ka mungesë të vizionit të investimeve apo të koncentrimit dhe fokusit të Qeverisë. Pra, ajo që e përmirëson jetën e qytetarit në Kosovë sot është totalisht e çrregulluar” ka thënë ai, duke shtuar se opozita nuk mundet me e rrëzuar qeverinë në Kuvend sepse nuk i ka numrat.

Sipas tij, politika qeveritare ishte dashur t’i japë mundësi familjeve në Kosovë në këtë kohë krize.

“Tu jepet mundësi mbështetje, t’ju tregohet që në tre katër vitet e ardhshme këto janë investimet tona, kjo është rruga jonë për të dalur nga ky stagnim ekonomik. Është dashur me pas diçka që iu jep mundësi njerëzve ta shohin dritën në fund të tunelit. Duke qenë të konsumuar me konflikte të brendshme nga Qeveria, akuzat, gishtat për njëri-tjetrin e kanë çrregulluar gjithë këtë jetë politike dhe nuk po shihet rrugëdalje” ka deklaruar ai nå RTK.

Ismaili ka deklaruar se dhuna në Kuvend ditë më parë erdhi si rezultat i urrejtjes patologjike që e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj opozitës.

Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Në krejt çka kemi pasur mundësi të bëjmë ne si opozitë i kemi bërë. Kemi kritikuar, kemi kërkuar përgjegjësi, kemi dhënë propozime dhe krejt çka kemi pasur mundësi i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.

Ai ka përmendur çështjet që ka ngritur PDK në Kuvendin e Kosovës.

“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka theksuar se për të gjitha çështjet që i kanë konsideruar të dëmshme për Kosovën, PDK i ka sfiduar institucionet nëpërmjet mjeteve demokratike.

Nënkryetar i PDK-së nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafën i quan turistë. Sipas tij, të gjithë e dinë se ish-presidenti Thaçi është figurë e njohur historike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?